Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik përgjatë një deklarate për mediat bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.

Kësisoj, numri total i të të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766.

“Edhe 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga koronavirusi në 455”, njoftoi ndër të tjera Tomini.

Reagimi i plotë: “Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia; Të prekur; Të shëruar

Tiranë 318   202

Shkodër 108   71

Krujë 102   9

Durrës 42   38

Fier 37   32

Kurbin 31

Korçë 19   18

Elbasan 18   15

Kukës 18   10

Lezhë 14   14

Has 14   12

Kavajë 9   8

Lushnje 7  4

Vlorë 5   4

Pukë 5   4

Mirditë 5   3

Rrogozhinë 4   4

Tropojë 4   4

Berat 4   2

Mallakastër 1   1

Mat 1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.

 

Tags: koronavirusshqiperitomini

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Aktualitet

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026
Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Next Post

U infektua nga koronavirusi, futbollisti i njohur rezulton pozitiv edhe pas 6 javësh

27 pacientë të shtruar tek Infektivi, mes tyre 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova

Kisha Katolike: Pandemia ka thelluar varfërinë, asistenca nuk është zgjidhje







JU REKOMANDOJMË

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
09:59 | 07/10/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në...

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com