27 pacientë të shtruar tek Infektivi, mes tyre 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se momentalisht ndodhen 27 pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit.

Ajo theksoi se në mesin e pacientëve të shtruar janë edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR-it, të ardhur nga Kosova.

Sipas Ficos, gjashtë pacientë janë në terapi intensive në spitalin Infektiv.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë. Mes 27 pacientëve tek Infektivi edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova”, tha Fico.