Nga: Denis Dyrnjaja
Të gjithëve na ka rastisur të kemi dëgjuar për kufizimin e lirisë në terma gjyqësorë, si masa sigurie që lidhen me rrezikshmërinë e personit që dyshohet se ka kryer një vepër penale. Kryesisht ato janë “Detyrim Paraqitjeje”, “Arrest me Burg” dhe “Arresti Shtëpiak”. Kjo e fundit na prek ne, nëse do ta konvertonim në masë sigurie këtë situatë ku ndodhemi prej javësh, të kushtëzuar nga një vendim i qeverisë, jo nga dëshira jonë, por me vullnetin tonë.
Ja disa nga pasojat e kësaj mase sigurie, të dhëna jo nga gjykata, por nga qeveria:
1) Rritja e mundësisë për humbjen e vendeve të punës = depresion, krizë e shtuar në familje – pasojë tendenca për rritjen e divorceve.
2) Rritja e dhunës brenda në familje, burri ndaj gruas, burri+gruaja ndaj fëmijëve.
3) Rritje e mundësisë për obezitet. Stres nga karantina+stres për pasigurinë e së ardhmes = ekspozim ndaj kequshqyerjes (konsum i ushqimeve të pashëndetshme) tejkalim mase. Jetesë sedentare. Rritet numri i njerëzve mbipeshë.
4) Obeziteti rrit 5-10 fish rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare infarkte të miokardit, insulte cerebrale të trurit, diabetin.
5) Stresi ekspozim për rritje të konsumit të alkoolit+duhanpirjes, dëm masiv i shtuar direkt në shëndetin e popullatës.
6) Rëndesa psikologjike dhe ngarkesa e stresit për të ardhmen e pasigurt, thellimi i depresionit individual dhe kolektiv rrit mundësinë e vetëvrasjeve.
7) Fëmijët transformim psikologjik i rëndë me pasoja për një kohë të gjatë për ta. Tjetërsim i mënyrës se jetesës. Ndikim në formën e tyre fizike, zhvillimin dhe rritjen e tyre. Veçim nga bashkëmoshatarët = tjetërsim psikologjik.