E shtunë, 4 Korrik, 2020
35 C
Tirana

Dalje e Italisë nga BE, apo shpërbërje e unionit? Ja ç’mund të ndodhë pas pandemisë

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot...

Nga: Francescio Guibilei “The American Conservative”

Që nga thellimi i Bashkimit Evropian, ka pasur një debat të madh mbi mundësinë e krijimit të një Evrope me 2 nivele, të ndarë midis kombeve mesdhetare dhe atyre të Evropës Veriore. Përkrahësit e këtij modeli, argumentojnë se dallimet midis këtyre 2 pjesëve të Evropës janë të papajtueshme, si për sa i përket stilit të jetës, mënyrës së konceptimit të shoqërisë, dhe sidomos mentalitetit të qytetarëve.

Mundësia e ndarjes sipas kësaj skeme, u shfaq për herë të parë në Greqi gjatë krizës së rëndë ekonomike të vitit 2008. Tashmë ky skenar duket më i mundur, me emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi. Sot, vija ndarëse midis veriut dhe jugut të Evropës është forcuar, dhe diktohet nga pikëpamjet e kundërta se si duhet përballuar përhapja e pandemisë.

Nga njëra anë, vendet latine të Evropës kërkojnë të përdorin të ashtuquajturat “eurobono”, ose “korona-bono”, një instrument financiar i një borxhi të përbashkët evropian, i lidhur me burimet që janë rreptësisht të nevojshme, për t’u përballur me këtë emergjencë shëndetësore.

Por Italia dhe Spanja, nuk duan të ndajnë borxhin e tyre të zakonshëm publik me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës Veriore. Ato kërkojnë të ndajnë burimet e nevojshme, për të përballuar shpenzimet që kanë në luftën kundër koronavirusit. Nga ana tjetër, politikanët dhe media gjermane akuzon Evropën Jugore, se po kërkon të financojë me paratë e tyre reagimin ndaj krizës aktuale.

Franca qëndron midis në këtyre dy blloqeve, edhe pse në praktikë këndvështrimi i Emanuel Makronit, duket se është më pranë pozicionit të vendeve të Evropës Jugore. Zgjidhja e propozuar nga Angela Merkel dhe qeveritë e tjera të Evropës Veriore, është të përdoren burimet e Mekanizmit Evropian të stabilitetit (ESM), një fond i krijuar për të huazuar para për shtetet anëtare në vështirësi financiare në kohët e zakonshme, me synim parandalimin e situatave si kriza e vitit 2008.

Burimet e ESM do të përdoren nga shtetet e veçanta, dhe kësisoj nuk do të përbëjnë një borxh të përbashkët. Pozita e Romës është e thjeshtë, dhe bazohet në 2 argumente kryesore. Së pari, në kushtet kur Evropa nuk po përballet me një situatë të zakonshme, ne kemi nevojë për mjete të jashtëzakonshme, që nuk mund të vijnë nga përdorimi i fondeve të ESM.

Së dyti, emergjenca e COVID-19, nuk ka të bëjë me një vend të vetëm, por me të gjithë Evropën, dhe për këtë arsye, kostoja e luftës ndaj dhe rimëkëmbja ekonomike, duhet të ndahet mes të gjitha vendeve të unionit. Italia ka edhe disa argumente shtesë. Ajo kontribuon më shumë sa merr nga BE-ja.

Kontributi i saj neto arrin në 20 miliardë euro në vit, duke e bërë atë kontribuesen e tretë më të madhe pas Gjermanisë dhe Francës. Kjo do të thotë që burimet e dhëna nga Bashkimi Evropian si ndihmë për të, janë gjithashtu pjesërisht para italiane.

E njëjta vlen edhe për fondet e ESM. Italia kontribuon aty me 17.8 për qind të burimeve të saj, dhe Spanja me 11.83 për qind. Ndër vendet e tjera që kundërshtojnë përdorimin e eurobonove, Hollanda kontribuon vetëm me 5.68 për qind, Austria 2.77 për qind, dhe Finlanda 1.79 për qind.

Por pse vendet e Evropës Jugore (dhe Irlanda bashkë me ta), nuk duan të pranojnë përdorimin e fondeve të ESM? Gazetari italian Nikola Porro, një nga zërat më të njohur të qendrës së djathtë në vend, thotë:pranimi i huasë nga ESM, do të rrezikonte futjen e Italisë nën një administrim nga një “trojka”, e përbërë nga Banka Qëndrore Evrpiane, BE dhe FMN, ashtu siç ndodhi me Greqinë në vitin 2008.

Rreziku i pranimit të këtyre fondeve sot, mund të rezultojë fatal nesër, pasi kushtet e kredisë me shumë mundësi do të ndryshojnë pas përfundimit të emergjencës. Dhe frika e partive të qendrës së djathtë, në veçanti “Fratelli d’Italia” të Giorgia Meloni dhe Legës së Mateo Salvini, është se qeveria e kryeministrit Xhuzepe Konte do të pranojë marrjen e huave nga ESM, gjë që me siguri do të paketohet dhe prezantohet ndryshe në publik, por që në thelb do të jetë e njëjta gjë.

Lexo edhe :   Ndodh për herë të parë në Shqipëri/ Një foshnje dërgohet te Infektivi
Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut pret me optimizëm fillimin e negociatave me BE-në

Ndërkohë kriza aktuale, as që mund të krahasohet me atë të vitit 2008. Atëhere, Evropa u përball me një krizë financiare me pasoja ekonomike dhe sociale. Sot, ne përballemi me një emergjencë të shëndetit publik, çka do të thotë që një rol me rëndësi luan edhe aspekti emocional.

Si mund t’ia shpjegoni një sipërmarrësi nga Lombardia, një nga rajonet më të pasura të Evropës, me një PBB më të lartë se shumë rajone të Gjermanisë, se Bashkimi Evropian u vonua 10 ditë për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje, pikërisht në mesin e një pandemie, kur shumë jetë njerëzish janë në rrezik?

Si mund t’ia thoni këtë dikujt, që ka punuar gjithë jetën, ka paguar taksat, ka siguruar punë për shumë njerëz, dhe që me siguri ka humbur brenda pak ditësh nga kjo pandemi babanë, një mik apo edhe një punonjës të kompanisë? Edhe nëse Bashkimi Evropian, do të vazhdon të funksionojë në një kuptim politik dhe formal, në aspektin emocional, për shumicën e qytetarëve të vendeve mesdhetare, ai nuk ekziston më.

Nëse nesër në mëngjes do të mbahej në Itali një referendum përmes internetit, 80 për qind e italianëve do të kërkonin daljen nga unioni. Jo vetëm partitë konservatore dhe të qendrës së djathtës, por për herë të parë, shumë qytetarë liberalë dhe të majtë janë rreshtuar kundër BE-së, teksa po shohin përgjigjen e Brukselit ndaj pandemisë, dhe ndërsa perceptojnë një indiferencë totale ndaj fatit të Italisë.

Koronavirusi, ka nxjerrë në pah dështimin e ideologjisë globaliste, dhe bashkë me të ka zbehur shanset e krijimit në të ardhmen të një Republike Botërore, apo qoftë edhe një Republikë Evropiane, në formën e Shteteve të Bashkuara të Evropës.

Në Itali, po flitet për herë të parë më me këmbëngulje për një “plan B”, për një “alternativë ndaj kësaj Evrope”, dhe për nevojën e “zgjidhjeve të reja”. Nga këndvështrimi praktik, dalja e këtij vendit nga BE paraqet dy probleme:fakti që monedha italiane është euroja, dhe vështirësia për të mbajtur një referendum.

Ndryshe nga Britania e Madhe, që mbajti monedhën e saj edhe pasi BE adoptoi euron, Italia e braktisi liretën. Sigurisht, Italia e adoptoi euron në kushte të pafavorshme për ekonominë e saj, por braktisja tani e monedhës së përbashkët evropiane do t’i përkeqësonte më tej gjërat.

Përveç kësaj, ligji italian nuk parashikon mundësinë e një referendumi si ai që u mbajt në Britani mbi Brexit, dhe mbajtja e një referendumi të tillë do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës.

Pa këtë ndryshim, nëse shumica e italianëve duan një Italexit, parlamenti italian duhet të miratojë një ligj të zakonshëm, siç ndodhi me miratimin e Traktatit të Lisbonës. Në atë pikë, ka rrezik që kjo nismë të bjerë ndesh me nenin 117 të Kushtetutës Italiane, që përcakton kompetencat legjislative midis qeverisë kombëtare, rajoneve të saj dhe BE-së si një aktor i tretë. Ndaj lind nevoja e një ndryshimi të mëtejshëm kushtetues.

Kjo rrugë e ndërlikuar është e vështirë në mos e pamundur, të paktën në një situatë të zakonshme. Gjithsesi, ne nuk jemi aktualisht në një situatë të zakonshme por një situatë të jashtëzakonshme, dhe pandemia ka ndryshuar ndjenjat e italianëve.

Në realitet, ekziston një skenar tjetër, që është gjithashtu i vështirë, por që nuk duket më si një tabu:shpërbërja e vetë Bashkimit Evropian. Nëse do të shembet e gjithë ngrehina evropiane, nuk do të kishte më nevojë për një Italexit.

Në Evropën Jugore, gjithnjë e më shumë qytetarë po pyesin se çfarë po ndodh me një entitet mbikombëtar, që është shumë i kushtueshëm, që ka shumë kompetenca, por që është gjithsesi i  paaftë të sigurojë një zgjidhje të përshtatshme për më shumë se 120 milionë qytetarë të Italisë, Spanjës dhe Portugalisë në këtë moment dramatik.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Formula 1/ Mercedes dominon provat zyrtare, Ferrari shumë dobët

Formula 1 është gati për të rinisur! Pandemia e koronavirusit vonoi nisjen e sezonit të ri të sportit të automobilizmit, që është rikthyer këtë javë...

Dyshoi se ishte prekur nga pandemia, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e analizës

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së fundmi drejt Miamit së bashku me partnerin e saj, Jakub Kindl, për të festuar përvjetorin e dytë të...

Kunati i Zhaneta Josifit, mes lotësh: Anisa kish mbaruar në dhomën tjetër

Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josifit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, ka treguar në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anila...

Pandemia në Brazil/ Presidenti: Herët a vonë të gjithë do infektohemi

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro deklaroi së fundmi se herët a vonë të gjithë do infektohen me koronavirus. “Më vjen keq për ata që kanë...

Rusia: Nuk jemi në bisedime me SHBA për pjesëmarrje në G7

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të shtunën se Moska nuk është në bisedime me Uashingtonin për rolin e saj të mundshëm në...