E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Shtatë vjet nga themelimi, ISIS synon rikthimin duke përfituar nga pandemia

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Lufta Civile në Siri sapo kishte hyrë në vitin e saj të tretë. Shumë rajone të vendit ishin në duart e kryengritësve, ndërsa regjimi i Bashar Al-Asadit, pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i unifikuar për të mbështetur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake, duket se i kishte orët e numëruara.

Ndërkohë më 8 prill 2013, shpallet krijimi i të ashtuquajturit Shteti Islamik. Shteti Islamik i Irakut hyn zyrtarisht në luftën civile siriane, duke shpallur një bashkim me Frontin Al-Nusra nën emrin Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL). Shumë shpejt, pjesë të konsiderueshme të Sirisë dhe Irakut, ranë nën kontrollin e këtij grupimi islamikësh radikalë.

ISIS në Irak e kishte origjinën e tij tek organizata Xhama’at al-Tauhid Ual-Xhihad , e themeluar në Jordani nga Abu Musab Al-Zarkaui në vitin 1999. Ai e udhëhoqi grupin ekstremist, me ndryshime të shumta të emrit, deri në vrasjen e tij nga amerikanët në qershorin e vitit 2006.

Xhama’at mori pjesë në kryengritjen e Irakut gjatë viteve 2003-2011, pas pushtimit të vendit nga koalicioni perëndimor i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Al-Zarkaui, kishte qenë më herët një nga drejtuesit kryesorë të Al-Kaedës, së drejtuar nga Osama bin Laden.

Pas vdekjes se tij drejtimin e mori Abu Omar Al-Bagdadi, që pasi u vra amerikanët në vitin 2010, dhe që u pasua në detyrë nga kleriku radikal Abu Bakr Al-Bagdadi. Pikërisht nën drejtimin e këtij të fundit, ISIS do të arrinte të bëhej i njohur në gjithë botën përmes themelimit dhe funksionimit për pak vite të një “shteti” diktatorial, masakrave dhe ekzekutimeve të tmerrshme të mijëra njerëzve, por edhe qindra sulmeve terroriste në shumë vende të botës, dhe kryesisht në Evropën Perëndimore.

Ideologjia e ISIS-it, përfaqëson islamin radikal selefit, një formë e rreptë, puritanike e Islamit sunit. Ai synon të kthehet në ditët e para të Islamit, duke hedhur poshtë të gjitha risitë që ka pësuar kjo fe, dhe për të cilat beson se e korruptojnë shpirtin e saj origjinal.

Ai dënon kalifatet e mëvonshme dhe Perandorinë Osmane për devijimin nga ato që e quan Islam të pastër, dhe kërkon të ringjallë projektin origjinal vahabist të rivendosjes së kalifatit të qeverisur nga doktrina e rreptë selefiste.

Madje në qershorin e vitit 2014, ISIS publikoi në internet një dokument, në të cilin pretendonte se kishte gjurmuar trashëgiminë e liderit të tij Al-Bagdadi deri tek profeti Muhamed, dhe pasi shpalli një kalifat të ri më 29 qershor të tij viti, grupi emëroi Al-Bagdadin si kalifin e saj.

Në Siri, luftëtarët e ISIS u përballën si me forcat qeveritare të Asadit, ashtu si edhe me fraksionet të opozitës, dhe deri në dhjetorin e vitit 2015, mbajti nën kontroll një zonë të madhe që shtrihej nga Iraku Perendimor deri në Sirinë lindore, e banuar nga 8-12 milionë njerëz.

Në vitin 2015, ISIS vlerësohej se kishte një buxhet vjetor prej më shumë se 1 miliard dollarësh, nga vjelja e gobave ndaj banorëve si dhe shitja e naftës, si dhe nga një forcë prej më shumë se 60.000 luftëtarësh. Luftëtarët e huaj vinin nga 80 vende të botës.

Në krye renditej Rusia me mbi 5 mijë luftëtarë, më pas nga Tuinizia, Jordania, Arabia Saudite, Turqia etj. Nga Ballkani shkuan mbi 1 mijë luftëtarë, kryesisht nga Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. ISIS u mbështet në luftën e tij nga armët e marra ushtrisë irakiane, qeverisë siriane apo forcave të opozitës.

Mes tyre përfshiheshin mjetet e blinduara, raketa tokë-ajër, dhe madje disa avionë. Ndërkohë, pjesa dërrmuese e armëve vinte nga Kina, Rusia  dhe Evropa Lindore. Për të ngjallur terror në rajon dhe vendet perëndimore, sidomos në Francë dhe Angli, grupi përdorte sulmet shpesh vetëvrasëse me bomba, apo makinat dhe kamionët për të shtypur njerëz të pafajshëm në rrugë.

Ndërkohë në shtator 2015, një zyrtar amerikan tha se ISIS prodhonte dhe përdorte armën kimike të agjentit mustardë në Siri dhe Irak. Në mesin e vitit 2014, një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërhyri kundër ISIS në Siri dhe Irak, me një fushatë të madhe ajrore, përveç furnizimit me këshilltarë, armë, trajnime dhe furnizime për armiqtë e ISIS-it në terren, që ishin Forcat e Sigurisë Irakiane dhe Forcat Demokratike Siriane, të përbëra kryesisht nga kurdët etnikë.

Ajo fushatë ajrore i dha një goditje të madhe ISIS, duke vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë, dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e tyre financiare dhe ushtarake. Kjo lëvizje u pasua nga një ndërhyrje e Rusisë në Siri në shtatorin e 2015-ës, gjatë të cilës ISIS pësoi humbje të tjera të rënda.

Si pasojë e këtyre goditjeve nga të gjitha anët, nga amerikanët, rusët, forcat e Asadit dhe kurdët, grupi ekstremist humbi në korrikun e 2017-ës, kontrollin mbi qytetin e tij më të madh, Mosulin, e pasuar pak më vonë nga humbja e kryeqytetit të saj të Rakës. Pas këtyre humbjeve të mëdha, nga fundi i 2017-ës, ISIS nuk kontrollonte asnjë territor me rëndësi.

Më 23 mars 2019, Shteti Islamik humbi një prej bastioneve të tij të fundit të rëndësishme në Lindjen e Mesme gjatë ofensivës së Deir ez-Zor, duke dorëzuar në fund tek kurdët qytezën e Baguzit. Ndërkohë, udhëheqësi i ISIS Abu Bakr Al-Bagdadi, vrau veten bashkë me fëmijët e tij më 27 tetor 2019, pasi ishte rrethuar nga forcat special amerikane.

Katër ditë më vonë, media e ISIS në internet njoftoi se vendin e tij e zuri Abu Ibrahim Al-Hashimi Al-Kurashi, ish-numri 2. ISIS besohet se është ende aktive në të paktën 18 vende të botës, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, me shumë nga degët që aspirojnë të ndërtojnë kalifatet e tyre në Mali, Egjipt, Somalia, Bangladesh, Indonezi dhe Filipine.

Ai po përpiqet të shfrytëzojë situatën e rëndë të krijuar në mbarë botën nga pandemia  e Covid-19, për t’u rikthyer fuqishëm. Këtë gjë, sipas raportimeve më të fundit, po e bën aktualisht në Irak, prej nga ku nisi dikur ngritja e tij.

Në numrin e fundit të revistës së tij online “Al-Naba”, Shteti Islamik u kërkoi anëtarëve të tij të shtojnë sulmet e tyre ndaj “kombeve kryqtare”, ndërsa këta të fundit janë të çoroditur nga koronavirusi, një sëmundje të cilën ISIS e përshkruan si një “ndëshkim të qëllimshëm hyjnor” ndaj këtyre vendeve.

“Frika që ka prodhuar kjo epidemi, është më e madhe sesa vetë epidemia”- thuhet në botimin propagandistik, duke shtuar se në mesin e pandemisë asnjë komb perëndimor, nuk do të dojë të çojë sërish trupat e tyre jashtë vendit. Dhe në fakt, kështu është duke ndodhur. Franca dhe Britania, kanë tërhequr trupat e tyre nga Iraku, dhe kanë ndalur programet e tyre stërvitore, për të mbrojtur ushtarët e tyre nga prekja me COVID-19. Gjithsesi, militantët e ISIS-it harrojnë se edhe ata vetë nuk janë më imunë se të tjerët ndaj koronvirusit.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...