Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Koronavirusi është bërë një pandemi mbarëbotërore”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Koronavirusi është bërë një pandemi mbarëbotërore”

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar se shpërthimi i COVID-19 “nuk ka arritur ende kulmin në Gjermani”.

Numri i rasteve në vend arriti 240 të mërkurën.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën tha se virusi i ri Korona është bërë një “pandemi mbarëbotërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.

Që nga e mërkura, Gjermania ka 240 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19, nga 196 raste një ditë më parë.

Infeksioni ka arritur në 15 nga 16 landet federale të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të rasteve në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë, ku ka 111 raste.

Autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit, tha Spahni, duke përsëritur se: “Shëndeti i popullatës ka përparësi mbi interesin ekonomik”.

“Askush nuk mund të thotë seriozisht kur do të arrihet kulmi (i epidemisë). Por është e rëndësishme të themi se ai po vjen, në mënyrë që të jemi të përgatitur”.

Ai kërkoi nga populli që të reagojë me maturi. Sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor është i përgatitur mirë. Sidoqoftë, barra mund të bëhet edhe më e madhe se tani.

“Në situatën e tanishme, është veçanërisht e rëndësishme që të mbetemi të ekuilibruar, dhe të jemi të gatshëm t’i besojmë njëri-tjetrit, madje edhe nën stres”.

Ai nuk dëshiron të shqetësojë njerëzit.

“Po, një virus me të cilin nuk kemi përvojë është shqetësues.” Prandaj, raftet e supermarketeve u zbrazën pjesërisht javën e kaluar. Por sot ato i kanë mbushur prapë. Frika dhe shqetësimi janë reagime njerëzore. Vërtet ka pak përvojë me virusin. Por, tha Spahn, “si shoqëri kemi shumë përvojë me të gjitha llojet e rreziqeve”.

Ministri Spahn mbrojti shprehimisht veprimet e qeverisë federale. Ministri i Shëndetësisë theksoi se masat e karantenës arritën të parandalojnë përhapjen e virusit të ri për javë të tëra.

Situata aktuale

Autoritetet gjermane patën relativisht sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar, që lidhej me një vizitor kinez. Por virusi ka rezultuar më i vështirë për t’u kontrolluar pasi u shfaqën raste të palidhura dhe kur virusi u përhap në Renaninë Veriore-Vestfalinë dhe në Baden-Wurttemberg.

Si rezultat i rritjes së pranisë së virusit në vende si Italia apo Irani, është krijuar një situatë e re. Spahn-i i vlerësoi veprimet e autoriteteve, por pranoi edhe mangësitë. Shpesh duhet shumë kohë përpara se të testohen rastet e dyshimta. Gjermania mund të ketë besim te ekspertët “të cilët janë ndër më të mirët” për të luftuar virusin.

Ministri i shëndetësisë tha se e rëndësishme është të ruhet zhdërvjelltësia dhe që burimet të shpërndahen sipas nevojës. Punonjësit e shëndetësisë mund të dërgohen në “rastet më të mprehta”, tha ai. Mbyllja e shkollave dhe kopshteve do të mbetet një mundësi për t’u përdorur sipas nevojës.

“Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë sfiduese. Do të ketë kufizime në jetën e përditshme në zonat e prekura dhe që mund të shkaktojë pak stres”, tha Spahn.

Më parë të mërkurën, qeveria gjermane kishte ndaluar eksportin e pajisjeve mjekësore dhe formuloi një paralajmërim për udhëtimet, një “shtimin e rrezikun për karantenë” të shoqëruar me udhëtimin me anije. /DW

Tags: gjermankoronavirusministerpandemi

TË LIDHURA

Mes kritikave globale, Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e talibanëve
Bota

Mes kritikave globale, Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e talibanëve

17:10 | 04/07/2025
Trump 40 minuta telefonatë me Zelenskyn, u diskutua furnizimi i Kievit me mbrojtje ajrore
Bota

Trump 40 minuta telefonatë me Zelenskyn, u diskutua furnizimi i Kievit me mbrojtje ajrore

16:33 | 04/07/2025
‘Furtunë’ në Qafë Botë: 14 arrestime, përfshi kreun e Zyrës Doganore, nga pala greke.
Bota

‘Furtunë’ në Qafë Botë: 14 arrestime, përfshi kreun e Zyrës Doganore, nga pala greke.

12:03 | 04/07/2025
Next Post
Virusi kundër propagandës

Virusi kundër propagandës

EMRAT/Policia italiane arreston dy shqiptarë, ja çfarë gjetën në banesën e tyre

EMRAT/Policia italiane arreston dy shqiptarë, ja çfarë gjetën në banesën e tyre

Presidenti i Venezuelës: Gratë të lindin 6 fëmijë për të mirën e vendit

Presidenti i Venezuelës: Gratë të lindin 6 fëmijë për të mirën e vendit

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

by mirseda
18:39 | 04/07/2025
0

Kriza e ujit në Greqi është thelluar, me rënie alarmante si në rezervat sipërfaqësore ashtu edhe në...

Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha

Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha

18:35 | 04/07/2025
Duka: Në Serbi për Play Off-in, Botërori i vështirë por i arritshëm!

Duka: Në Serbi për Play Off-in, Botërori i vështirë por i arritshëm!

18:03 | 04/07/2025
Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet

Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet

17:59 | 04/07/2025
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër

17:56 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com