E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Virusi kundër propagandës

Nga Klodian Tomorri

Për ata që bëjnë çudi me faktin se pse Shqipëria nuk ka asnjë rast koronavirusi të konfirmuar ka dhe një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka bërë vetëm 30 teste gjithsej. Britania bëri 10 mijë teste për të gjetur 12 pacientë të infektuar. Ndaj në vend të ekzaltimit bosh, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP do duhej të informonin qytetarët sa më poshtë:

1-Sa kite ka aktualisht të disponueshme Shqipëria për të kryer testin e koronavirusit? Sa të tjera janë porositur?
Po vuan SHBA nga mungesa e kiteve për koronavirusin. Këtu s’flet askush.

2-Sa respiratorë ka gjithsej shërbimi ynë spitalor duke përfshirë dhe spitalet private? Ça masash ka marrë qeveria për të rritur numrin e respiratorëve gjatë kësaj kohe?
Një pjesë e madhe e pacientëve në rast epidemish vdesin sepse mungojnë pajisjet për t’i trajtuar njëkohësisht për shkak te fluksit. Ndaj Hubei e kishte vdekshmërinë 6 herë më të lartë se pjesa tjetër e Kinës.

3-Sa pacientë të infektuar mund të përballojë njëkohësisht sistemi ynë shëndetësor? Ça masash ka marrë qeveria për të rritur kapacitetet e spitaleve për t’u përballur me epideminë?
Fluksi i pacientëve me koronavirus rrëzoi spitalet e Lombardisë si domino. Dhe sistemi shëndetësor italian është një nga më të mirët në botë.

4-Sa maska dhe veshje mbrojtëse për mjekët kanë aktualisht spitalet shqiptare? Sa janë porositur shtesë gjatë kësaj kohe?
Mbroni mjekët. Se ata janë heronjtë që do të përballen me virusin, jo zyrtarët që dalin në televizor dhe nuk thonë asgjë, përveçse bëjnë propagandë me shëndetin publik.

Lexo edhe :   Varianti Delta rrit infektimet, 47 raste të reja në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...