Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koronavirusi, çfarë mund të ndodhë me epideminë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Më shumë se 34.000 të prekur dhe 724 të vdekur, rreth 1.600 të shtruar në spital, dhe më shumë se 1200 të shëruar. Ky është raporti më i fundit mbi koronavirusin më të ri, përgjegjës për epideminë aktuale në Kinë dhe jashtë saj. Deri tani janë 269 raste në vende të tjera, nga të cilat 24 vetëm në Evropë.

Të dhënat raportohen nga autoritetet kombëtare tek Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tendenca tregon se përhapja e virusit është ende dominuese. Mjafton të llogarisni vetëm një detaj: në datat 4-6 shkurt, janë konfirmuar pothuajse 4 mijë pacientë të rinj, kryesisht në Kinë, por ka një rritje të vogël (shumë më të dobët sesa në Kinë) edhe në disa nga vendet e tjera të prekura.

Në këto kushte lind pyetja, çfarë mund të ndodhë në të ardhmen?

Deri në çfarë shifrash mund të përhapet kjo epidemi? “Duke pasur parasysh mbingarkesën e sistemit shëndetësor kinez, ka gjasa që shifrat të jenë shumë më të larta, sesa ato që janë raportuar”, thotë Pier Luixhi Lopalkon, epidemiolog dhe profesor i higjienës në Universitetin e Pizës.

“Përveç kësaj, edhe para 31 dhjetorit, data kur u zbulua prania e pneumonisë që shkaktohej nga shkaqe të panjohura ka pasur patjetër disa raste me koronavirusin e ri. Dhe në të kaluarën, këta pacientë mund të kenë infektuar një numër të caktuar njerëzish, që nga ana e tyre kanë infektuar në zinxhir pacientë të tjerë. Ne nuk e dimë se sa i madh është ky grup pacientësh bazë, dhe numri aktual dhe ai i ardhshëm i të infektuarve, mund të varet nga madhësia e tij”, thekson më tej eksperti.

Thënë këtë, është e mundur vetëm të hipotezohen disa skenarë të mundshëm. Një hipotezë e parë, është që Kina të reagojë me shumë efikasitet, të frenojë sa më shumë përhapjen e mëtejshme të epidemisë. Kjo duhet kryer përmes identifikimit të hershëm, karantinës, dhe një kapaciteti gjithnjë e më të madh për një reagim urgjent ndaj emergjencës.

Në këtë rast, shpjegon Lopalko, mund të arrijmë së shpejti, madje brenda disa javësh, në një situatë në të cilën grafiku i diagnozave të reja, që sot për sot është në rritje, të mbërrijë pikun, ku numri i rasteve me kalimin e kohës mbetet konstant, dhe kur nuk ka infektime të reja.

Dhe më pas, dalëngadalë kalohet në uljen e numrit të të sëmurëve, dhe në shtimin e atyre që shërohen, deri në zhdukjen e sëmundjes. “Në fakt, kur infektimi përfundon, ish i sëmuri nuk mbetet bartës i shëndetshëm të koronavirusit të ri, pra nuk është më infektues. Dhe ky është një element ngushëllues”, thotë epidemiologu italian.

Por ekziston ndërkohë edhe një skenar i dytë më pak i favorshëm. Ky është rasti kur sëmundja mund të mbërrijë në vende afrikane, ku sistemet shëndetësore nuk kanë mjete të mjaftueshme për të bllokuar përhapjen e virusit. Në këtë skenar, numri i të prekurve mund të rritej shumë, dhe piku mund të arrihet më vonë, madje do të kërkojë disa muaj.

“Shpresojmë që të shmanget një skenar i tillë. Por edhe nëse ndodh, nuk duhet të përhapet panik”, nënvizon Leopalko. Kjo pasi sipas tij koronavirusi i ri ka një vdekshmëri më të ulët, sesa  epidemitë e tjera të njohura si SARS dhe MERS.

“Në fakt, në rastet më të rënda ai mund të shkaktojë pneumoni virale, me simptoma të ngjashme me ato të pneumonisë së pneumokokut. Për më tepër, me një epidemi që do të zgjasë me muaj, do të kishim arritur një kapacitet më të madh diagnostikues, dhe ndoshta edhe një kurë”, thekson ai.

Në të vërtetë, lajmi mbi një studim të 2 ekspertëve kinezë nga Vuhani dhe Pekin, nxjerr në pah praninë e dy ilaçeve, tashmë ekzistues dhe të përdorur (për patologji të tjera), që mund të jenë efektive në trajtimin e koronavirusit të ri. Por OBSH apelon për kujdes, dhe deklaron se “aktualisht nuk ka asnjë ilaç efektiv”.

Testet e kryera janë në laborator dhe siç ndodh gjithmonë, do të jetë e nevojshme të thellohen studimet me eksperimente të gjata, përpara se të mund të arrihet në një kurë. Koronavirusi i ri mund të shkaktojë pneumoninë e pneumokokut (që është një bakter). Ndaj ai s’duhet nënvlerësuar.

Dhe krahasimi me pandeminë e gripit të vitit 2009 të shkaktuar nga virusi H1N1, i ashtuquajturi  Gripi i Derrit, është i gabuar. “Me viruset e pneumokokut dhe gripit, kemi jetuar së bashku për mijëvjeçarë, dhe shumica e pacientëve të moshuar, ishin prekur tashmë nga një ose më shumë viruse të ngjashme me H1N1 gjatë jetës së tyre.

Ndërsa 2019-n CoV, është një virus plotësisht i ri për sistemin tonë imunitar. Prandaj nuk kemi ende mjete parandaluese (vaksina) dhe terapi për të”- shprehet Lopalko. Prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që virusi të mos bëhet endemik, pra të mos jetë vazhdimisht i pranishëm dhe i rrënjosur në një rajon, për shkak se ai mund të pësojë mutacione, dhe të rishfaqet në forma të tjera./TIRANA TODAY

Tags: boteepidemineinfektimkinekoronavirusPERHAPJA

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Në shënjestrën e FNSH-së/ Bllokohen 15 makina luksoze në Tiranë dhe në Durrës

Është më i pushtetshmi i botës, por çfarë e tmerron orë e çast Donald Trumpin

Ambasadori Soreca: Paketa “anti-KÇK” të respektojë reformën në drejtësi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen e Shqipërisë

by mirseda
20:43 | 05/06/2026
0

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocional gjatë protestës së zhvilluar në bulevard, duke deklaruar se...

Rama nga Tivati: Vlora ka çdo gji si perlë, dikur refuzoja ta vizitoja

20:35 | 05/06/2026

“Mbylle atë radio se me çmende”, Rama batuta me banorin e Zvërnecit: Dëgjon lajmet aty, ça është ajo

20:22 | 05/06/2026

Investimi në Zvërnec/ Protestë në Vlorë pranë takimit të Ramës për 35-vjetorin e PS

20:03 | 05/06/2026

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com