Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KLP pezullon nga detyra dy prokurorët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

KLP ka pezulluar nga detyra prokurorët Sota dhe Karriqi. Me 10 vota pro, KLP pezulloi nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota, për shkak të masës së sigurisë personale vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi i dy prokurorëve do të zgjasë deri në përfundim të hetimeve nga SPAK, për këta prokurorë dhe sqarimin e pozitës së tyre.

Maksim Sota u arrestua gjatë megaoperacionit “Shpirti” dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai e ka nisur punën në krye të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010, dhe ka qëndruar aty deri në vitin 2019, një periudhë me problematikë të theksuar për kriminalitetin. Prokuroi Sota ende nuk e ka kaluar Vettingun.

Ndërsa prokurori Edmond Karriqi është arrestuar për korrupsion, pasi akuzohet se ka pushuar çështjen për disa persona që ishin arrestuar për trafik droge.

Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2 mijë euro rryshfet, për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur.

Paratë i janë dhënë në dollarë, por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në euro dhe më pas ia ka dhënë. Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

“Të hënën i çojmë lekët, ditën e mërkurë e ke bobin ke shpaja”, ishin përgjimet nga SPAK mes familjarëve të personit të arrestuar dhe sekserëve, për të ndërhyrë te prokurori Karriqi. I arrestuari për drogë Ramadan Dedja u lirua në 2019 falë rryshfetit prej 2 mijë euro që mori prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili pushoi çështjen. Ngjarja nis më 21 nëntor 2019, ku vëllai i të arrestuarit ka ndërhyre tek sekseri Isuf Gega që të ndërhynte tek prokurori Karriqi për të lehtësuar masën.

Tags: edmond karriqiKLPMaksim SotaProkurorët

TË LIDHURA

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026
Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Next Post

10 shprehje nga Rei Bredbëri, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Dosja e bujshme/ Merr fund saga e Avdylajve, vendimi për 17 anëtarët e grupit

“Doja t’i largoja”, si e vr*u kameramani gruan e tij tek stalla e lopëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

by mirseda
19:51 | 06/06/2026
0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër...

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com