Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën, por mënyra se si do të sillet ai pas këtij vendimi, përcakton edhe të ardhmen e partisë. Ai ka bërë një parashikim teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me fundin e procesit që ka nisur brenda PD-së. Sipas tij, do krijohen dy PD, njëra e Bashës dhe tjetra e Berishës.
“Jemi duke shkuar një Kuvendi Kombëtar që padyshim do të shkarkojë Bashën. Këtu mbetet për t’u parë nëse do të kthejë mendje, apo do të qëndrojë kryetar. Nëse shkohet këtu, ku do kemi një Kuvend që shkarkon Bashën, që refuzon ta njohë këtë vendim. Kam frikë se kemi shkuar te pika fundore.
Do krijohen dy PD: njëra e Berishës, tjetra e Bashës. Berisha nuk do të jetë në gjendje ta përthithë partinë e Bashës dhe mund të kemi një opozitë zyrtare dhe një tjetër jo zyrtare”, deklaroi Kikia.
DASH ka publikuar listën e personave të shpallur “non grata” gjatë viti 2021, dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021.
Njoftimi është në faqen e internetit të DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.