E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Rama shpall emergjencën, Basha: S’ka krizë energjetike, por korrupsion

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbajtur një qendrim sa i përket krizës energjetike të paralajmëruar nga qeveria. Ashtu sikurse Berisha në Gjirokastër, Basha tha sot se kriza nuk ekziston, por është shkaktuar nga Edi Rama. Kreu i PD-së përsëriti se shkaku kryesor është shitja e energjisë me çmim të ulët dhe blerja me çmim më të lartë. Në një konferencë për mediat, lideri demokrat sulmoi kryeministrin Edi Rama për deklaratat që ky i fundit bëri sot, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim.

“Përshëndetje përfaqësues të medias. Të dashur qytetarë, sikur paralajmërova dje kur tellalli i frikës doli për atë që ai do të bëjë me energjinë. Sot patë se si spërdridhej para gazetarëve, jo si kryeministër, por avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë dhe resurset e saj.

U përpoq që të krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera, por s’ka paralelizëm. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin dështakut, për të justifikuar atë që ka në plan ky të bëjë me çmimin e energjisë këtu, në një nga vendet më të varfra, është teatër i përshtirë për të dezinformuar opinionin publik, nëna dhe baballarë për të bërë se rritja e çmimeve është e pashmangshme.

Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë, se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë, duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe. OSHE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë grup patronazhistësh dhe militantësh partie, që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve”, tha ai.

Lexo edhe :   77 mandate PS-ja?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...