Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor


               Publikuar në : 09:59 - 11/07/19 user tir

Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky komision pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Kujtojmë se pas dekretit të Metës, disa deputetë të Partisë Socialiste kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Kërkesa e tyre u miratua në Kuvend, gjatë seancës të së hënës, me 101 vota pro dhe 6 kundër.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT