Bota

SHBA/ Aksidentohet për vdekje çifti shqiptar, ja “amaneti” i tyre

               Publikuar në : 10:14 - 11/07/19 user tir

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë mbetur të vdekur 2 shqiptarë. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ndërsa viktima kanë mbetur shtetasit Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeçe.

Çifti shqiptar është përplasur nga një makinë, që po lëvizte me shpejtësi. Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari Donald Kumar Davis i cili ka qenë duke drejtuar mjetin. Shqiptarët jetonin prej disa vitesh në SHBA, ndërsa kishin shprehur se dëshira e tyre e fundit ishte të preheshin në vendlindje.

Muhamet Oparaku kishte punuar si shef policie në Pogradec, ndërsa në SHBA punonte si menaxher në një kompani. Njëri nga kolegët e tij është shprehur se Oparaku ishte një njeri punëtor, duke e cilësuar si menaxher të madh: “Ishin njerëz shumë të dashur dhe punëtorë. Ai ishte një menaxher i madh dhe i përulur, inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm. Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri. Ne do të plotësojmë amanetin e tyre”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT