Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Keqpërdorimi i dytë i dosjes ‘184’

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Nga: Mero Baze

Dosja ‘184’ u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekulim me përgjimet e prokurorisë, për t’u përdorur politikisht.

Ajo nuk është formuar si dosje për t’u gjykuar nga çfarëdo prokuror, përfshi dhe SPAK. Ajo u krijua për t’u përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për t’u përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bënë.

Për të qenë dosje penale, dosja ‘184’ duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pasur në atë kohë në dorë përgjimet.

Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pasur përgjimet në proces duhet t’i kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë.

Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një ‘molotov’ në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020.

Dosja u hetua dhe u mbyll për aq sa kishte prova. Të quash dështim një hetim penal që përfundon kundër dëshirës politike do të thotë të kërkosh hetim politik dhe prokurori politike.

Politikisht ajo dosje është stërpërdorur dhe e ka tejkaluar objektivin për të cilin ishte sajuar.

Juridikisht ajo është thjeshtë një grumbull përgjimesh të PD për shantazh politik në çadër, e më pas me molotov në bulevard.

Keqpërdorimi i dytë i saj, nuk është mbyllja e saj, pasi mbyllja është procedurë ligjore. Keqpërdorim është ankesa që nga kjo dosje të provohej filmi me skenar të PD për zgjedhjet në Dibër.

Fatkeqësisht nuk mund të prodhohet vepër penale nga filmat. I vetmi film i PD që ka prodhuar vepër penale është ai i “Babales”, por dhe ai ka dënuar autorët e filmit. Këtu së paku autori i filmit nuk është dënuar. Mund të kënaqen dhe me kaq.

Tags: dosja 184mero bazePDSPAK

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Patozi fton Topallin: Të krijojmë një front të përbashkët kundër PD-PS-LSI

Sondazhi/Patozi: Fituesit e zgjedhjeve janë kundër 3 kryetaropartive

Do publikohen këtë javë! Shqipja e ‘Për’puthen’ s’ka të ndalur

Do publikohen këtë javë! Shqipja e ‘Për'puthen’ s'ka të ndalur

Masat kufizuese të COVID-19, mjeku Koraqi: Në vend do të ketë ndryshime

Masat kufizuese të COVID-19, mjeku Koraqi: Në vend do të ketë ndryshime







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia
Aktualitet

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

by mirseda
09:19 | 25/02/2026
0

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë...

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

09:13 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

08:57 | 25/02/2026
Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

08:53 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com