Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Keni mbështetjen tonë”, Zoran Zaev përshëndet në gjuhën shqipe

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Keni mbështetjen tonë”, Zoran Zaev përshëndet në gjuhën shqipe

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përshëndetur sot Kongresin e PS. Ka qenë sekretari i pergjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili ka shpërndarë një video në Facebook. Zaev shpreh mbështetjen për Shqipërinë, dhe këtë e tha në gjuhën shqipe.

“Të dashur socialistë, i dashur shoku Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta. Jemi dy vende të ndryshme, por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.

Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosshmëri drejt integrimit. Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim! Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit, dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë.

Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë”, deklaron Zaev në videon e transmetuar në Kongresin e PS.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, iu është drejtuar socialistëve duke u thënë se kush nuk ka forcë dhe energji për të vazhduar përpara dhe për të bërë një punë edhe më të mirë, të hapë krahun.

“Kush ndjen se nuk ka energji për ta vazhduar më parë, të hapë krahun dhe do hapë krahun…”.

Rama u shpreh se PS do të vazhdojë punën për rrugëtimin në BE, pavarësisht kohës së kur do të çelen negociatat, duke bërë edhe ironi e duke i krahasuar “me krushq që nuk paraqiten ditën e dasmës”.

“Ne nuk presim më as mars, as dhjetor… po të duan t’i hapin po të duan mos t’i hapin, kur të kenë nge do t’i hapin dhe faleminderit që do na i hapni. Sepse mjaft duke përgatitur dasma kur krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës”.

Kongresi i Partisë Socialiste këtë të shtunë ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. Në këtë miratim nuk është marrë parasysh mocioni i 8 anëtarëve të Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë një video të shfaqur përpara delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste, me momentet më kryesore të drejtuesve dhe zërave më influencues brenda saj.

Tags: Kongresi i PSTaulant BallaZoran zaev

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki
Politikë

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Next Post
Avokati: Henri Çili ende nuk ka dhënë dëshmi për Prokurorinë

Avokati: Henri Çili ende nuk ka dhënë dëshmi për Prokurorinë

“Rama me poture po shkel shqiptarët”, Balliu: Ta rrëzojmë në 2 mars

“Rama me poture po shkel shqiptarët”, Balliu: Ta rrëzojmë në 2 mars

Të tmerruar nga koronavirusi, protestuesit i vënë zjarrin klinikave shëndetësore

Të tmerruar nga koronavirusi, protestuesit i vënë zjarrin klinikave shëndetësore







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com