E hënë, 25 Maj, 2020
26 C
Tirana

Katër gënjeshtra rilindase kundër Macronit

Më të lexuarat

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen është kapur nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa...

Ndahet nga jeta ish-kreu i PD-së në Mirditë/ Basha: Drejtues i shkëlqyer vendor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën me dije se është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Preng Toma. Përmes një postimi në...

Letra / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës

Në adresë të kryedemokratit Basha, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër publike, ku i kujton marrëveshjen që ka nënshkruar...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Nga: Andi Bushati

Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na mbushte mendjen se negociatat ishin hapur, tani po stërmundohet, sërish, të gjejë alibitë se pse dështuam në to. Në qendër të saj është vënë “armiku Makron”, presidenti francez që na paskësh përdorur si mish për top për interesat e tij.

Që prej të premtes së shkuar, kur Edi Ramës i’u ndez për të tretën herë me radhë semafori i kuq, një luzmë terrorristësh të fjalës, po merren edhe me moshën e gruas së presidentit francez, po evokojnë “urrejtjen historike” të Parisit ndaj nesh, po e shesin Shqiprinë si viktimë kolaterale të një politike me qëllime krejt të tjera.

Me synimin e thjeshtë që të shmangin çdo përgjegjësi nga banda kleptokratike që sundon në Tiranë, ata po fabrikojnë një sërë mashtrimesh që duhen çmontuar një e nga një.

GENJESHTRA E PARE: Vetëm Makroni na tha “Jo”

Ky pohom nuk është i vërtetë. Në konferencën e tij për shtyp, presidenti francez përmendi gati gjysmën e vendeve anëtare që nuk mendonin për ne njësoj si për Maqedoninë. Ai pranoi se për fqinjët tanë qenë pro një shumicë dërrmuese shtetesh, gjë që nuk ndodhi për Shqipërinë. Së paku Holanda, Danimarka, Spanja i kishin bërë të ditura me kohë rezervat e tyre. Pra do të mjaftonte dhe vetoja e njërit prej këtyre shteteve që ne të mbeteshim jashtë. Por ky është një fakt që lihet si padashje në harresë, për të mos parë në sy të vërtetën, se dështimet tona të brendëshme na diferencuan edhe nga Maqedonia. Prandaj na duhet “armiku” i ri Makron.

GENJESHTRA E DYTE: Makron na përdori për politikë të brendshme

Nuk ka akuzë më qesharake sesa kjo. Po ti hedhësh një sy gazetave kryesore franceze, (Le Monde, Liberation, Le Figaro) që prej të premtes, pothuajse nuk gjen asnjë rresht për “djegjen” e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty flitet për Brexitin, armëpushimin Trump- Erdogan, por aspak për zgjerimin drejt Ballkanit perendimor. Atëhere ç’vlerë ka të instrumentalizohet një temë për të cilën askush nuk bën debat? Ç’dobi sjell të gënjesh për diçka që nuk i intereson askujt?

Propagandistët e rilindjes pretendojsë se Makron na përdori ne si mish për top për të luftuar Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, por kush e njeh sadopak politikën franceze e kupton se sa absurde është kjo. Votuesit kokëgdhë të ekstremit të djathtë, madje dhe ata që mëtojnë të bëhen të tillë, as e kanë idenë se ç’ do të thotë hapje negociatash ose jo. Ata as i kanë shqetësim, para miliona afrikano veriorëve që janë instaluar tashmë në Francë, as shqiptarët dhe as maqedonët. Prandaj, askush nuk është aq idiot sa ta përdorë këtë problem si alibi në politikën e brendëshme të Francës. Këtë gënjeshtër e thonë vetëm ata që duan të largojnë vëmendjen nga mëkatet e Ramës.

GENJESHTRA E TRETE: Makron na përdori ne për inat të BE

Në fakt, ka një doktrinë të presidencës franceze që do të krijojë Europën e dy shpejtësive. E iniciuar që pas krizës me refugjatët që provokoi ish ministri i brendëshëm italian Salvini, gjatë së cilës vendet e Europës së re (Hungaria e Polonia) nuk u treguan solidarë me anëtarët themelues, ajo e detyroi Francën të eksplorojë një mënyrë të re të funksionimit të BE. Makron e ka thënë hapur këtë dhe në kuadër të kësaj, ai, ka qenë goxha pengues edhe për vijimin me metodat e tanishme të procesit të zgjerimit.

Teza e Parisit është: fillimisht të ndryshojmë rregullat, më pas të vijojmë procesin. Por paralelisht me të, Franca ka theksuar edhe difektet e vendeve si yni për të bërë përpara. Jo vetëm azilantët, por edhe problemet me mafian, krimin, korrupsionin janë theksuar me forcë. Prandaj ta paraqesësh “JO” Franceze thjesht si një dëm kolateral të politikave Europiane është të thuash një gjysëm të vërtetë për të fshehur gjysmën tjetër, problemet tona të brendëshme.

GENJESHTRA E KATERT: Azilantët, një alibi

Eshtë e vërtetë që edhe presidenti Makron dhe kryeministri i tij Filip, e kanë përmendur disa herë çështjen e pesë mijë azilkërkuesve shqiptarë të këtij viti. Dhe në pamje të parë ky mund të jetë një ekzagjerim, në një vend ku më radikalët mendojnë se milionat e emigtantëve po zhbëjnë identitetin francez. Por përpara se të merremi me këtë teprim, ne duhet ti ngrejmë një pyetje vetes? A bënim dot më shumë për këtë? A e kënaqnim dot këtë “kapriço”, franceze, që qeveria e këtij vendi na e kërkon që prej 2016?

Të gjithë ministrat e brendëshëm francezë, që në kohën e Bernard Kaznëvit që erdhi të takohej enkas në Tiranë me Saimir Tahirin, ia kanë kërkuar homologëve të tyre shqiptarë këtë. Pra kjo hisrori ka nisur që në kohën kur Makroni ishte nje këshilltar i thjeshtë i presidentit Hollande dhe as që nuk e dinte se do ta përdorte këtë alibi. Ndaj në vend që të merremi me të, në më parë duhet të shqetësohemi: pse kjo hemoragji nuk nisi pasi u liberalizuan vizat, por vetëm pas viteve të para të pushtetit të Ramës?

Të përpiqesh ti shmangesh kësaj përgjigjeje duke akuzuar qarqet albanofobike, është të duash që të mbrosh ata që shkaktuan këtë fenomen.

Pra nuk është e vështirë të kuptohet se urrejtja e beftë kundër Makronit është një formë e kamufluar e atyre që, në këtë rast, nuk e shprehin dot hapur dashurinë për Ramën. Dhe për tu bindur për këtë nuk ka nevojë të lodhemi. Boll të shohom se janë po të njëjtët që na thanë një vit më parë se negociatat u hapën, po ata që tani anatemojnë presidentin francez se i pengoi ato.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronarja e biznesit: I hoqa bllokun Ramës në rrjetin social, doja të shihja a do e hapja dyqanin

Kryedemokrati Basha vijon të takojë bizneset, ndërsa shpesh është shprehur se po përjetojnë një tjetër krizë nga COVID-19. Sot ai është takuar me disa...

Ambulanca del nga rruga, ndërron jetë pacienti që po transportohej drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 6 pasditen e sotme në fshatin Krutje. Policia bën me dije se një ambulancë që po transportonte...

COVID-19 në Itali/ Bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 92 persona si pasojë e koronavirusit. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 34 viktima janë...

“Shëndetësia që duam”, Rama jep lajmin e mirë nga Lezha (VIDEO)

Kryeministri Rama njofton se në qarkun e Lezhës, ka përfunduar tashmë rindërtimi i gjashtë qëndrave shëndetësore të reja. Duke bërë krahasimin me vitet e...

Kur do rihapet transporti publik? Rregullat që duhen zbatuar

Kryeministri Edi Rama dje deklaroi se deri nga fundi i kësaj jave do vendoset data e saktë se kur dhe si do funksionojë transporti...
WhatsApp KONTAKTO TT