Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kamera e fshehtë/ Prostitucion në rrugë, fëmijët shërbejnë si tutorë të nënës (video)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kamera e fshehtë/ Prostitucion në rrugë, fëmijët shërbejnë si tutorë të nënës (video)

Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset më kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, ‘Stop’ ka zbuluar se një grua ushtron aktivitetin ilegal pranë kompleksit malajzian tek kthesa e Kamzës.

Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Gjithçka ndodh si ritual i përnatshëm pas orës 22:30, nën hundën e policisë.

Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i madh i saj 12 vjeç, dhe i vogli 6 vjeç, shërben si tutor i vetë nënës së tij. Përmes kamerës së fshehtë, ‘Stop’ ka zbuluar se djali 12-vjeçar negocion me klientë të mundshëm dhe drejtues automjesh që ndalojnë aty për nënën e tij!?

Banorët e zonës aty pranë, nën kushtet e anonimatit, thonë se kjo situatë është bërë shqetësuese.

Banore: ‘Unë jam një banore e kompleksit malajzian përballë Casa Italia. Si banorë këtu janë 2 mijë vetë që kanë të njëjtin shqetësim. Jemi drejtuar në polici disa herë. Është një zonjë me dy fëmijë të mitur që vjen pas orës 22:30 dhe pret klientët e saj këtu. Fëmijët janë njëri rreth moshës 12 vjeç, vajza është 7 vjeç. Fëmija 12 vjeç bën tutorin e nënës. Këtu mblidhen makina pafund, bërtasin, fëmijët qajnë. Ndonjëherë klienti nuk i jep lekët, zihen me grushte, shahen, ofendohen. Kemi frikë të dalim poshtë’.

Banore: ‘Jam në kat të parë, i ndjej zhurmat. Nuk dalim dot jashtë. Na vijnë fëmijë vonë natën, ne duhet të dalim t’i presim. Është bërë jetë e pajetueshme në këtë zonë këtu. Ky fenomen po ndodh për rreth gati 1 vit’.

Një person i infiltruar i ‘Stop’, që shfaqej si klient, ka zbërthyer përmes kamerës së fshehtë të gjithë këtë aktivitet kriminal. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn por qëndron në distancë. Zonja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme.

Qytetari– Çakmak!

Qytetari– Na trëmbe me k’ta policat.

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Si, si?

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Ça më thua mua re?! Ku ikën ata? (Pyet për policët)

Qytetari– Lë, se kemi hallin e policisë!

Gruaja– I njof ata unë, po hë…!

Djali– Ma jep një cigare!

Qytetari– Të jap unë një cigare, po ik gjemë një çakmak!

Qytetari– Fëmijët e tu janë ata?

Gruaja– Po!

Qytetari– Çuna i ke të dy?

Gruaja– Po!

Qytetari– Sa vjeç janë?

Gruaja– 12, 6!

Djali 2- Iku policia? Shif njëherë!

Qytetari– Jo mo, k’tu janë. K’shu vijnë për ditë k’ta? (Policët)

Qytetari– K’shu vijnë k’ta?

Djali 2- Rrijnë këtej.

Qytetari– Ti, si e ke emrin ti, Ronaldo?

Djali 2 – Bledi!

Qytetari– Bledi, ta gëzosh! Flokët i paske yll fare. Do më gjesh noi çakmak?

Djali 2- Nuk e di ku ka, as ai s’kishte.

Qytetari– Po kujt ia dhe atë cigaren ti?

Djali 2- Kë?

Qytetari– Cigaren, kujt ia dha ai?

Djali 2- Më duket, se ia dha atij atje.

Qytetari– Ah, policit, hë?

Djali 2– Policit, policit, policit…

Qytetari– Po pra. janë dy.

Qytetari– Hë rrushi ngrije edhe çikë, ngrije, po për të kërcyer, kërcen?

Djali 2- S’paska pyetje hë xhaxh…(nuk kuptohet mirë)

Gruaja– Po ti më shumë pyet, sesa…. (Nuk dëgjohet)

Qytetari– Hë 50 mijë lekë!

Gruaja– Pastaj, do punoj çikë unë dhe pastaj më vonë.

Qytetari– Hë, më vonë, të vij më vonë unë, 50 mijë lekë?

Gruaja– Hë!

Qytetari– Në rregull!

Gruaja– Pse nuk më jep 100 mijë lekë ti mua dhe të shkojmë në vendet më të bukura edhe të rrij unë sa të dush ti, kurse këtu s’është’noi gjë kush e di, s’po të kërkoj noi gjë të madhe…

Gruaja– E kupton ti?

Qytetari– Vetëm një të prishur e ke 30 mijë lekë ti?

Gruaja– Jo, 10 të prishur…

Qytetari– Hë? Hë, se s’po tallem!

Gruaja– Oooooooo….

Qytetari– Vetëm një të prishur do marrësh 30 mijë lekë?! Po janë shumë!

Gruaja-….

Qytetari– Ti je dhe me taka.

Gruaja– Hajt!

Qytetari– Hë, se jemi andej ne!

Gruaja– Hajde k’tej!

Qytetari– Ku do vemë?

Qytetari– Po jemi andej më…

Gruaja: Po me rrushi, hajde futemi këtu!

Qytetari– Po!

Gruaja– Hajd, se jemi aty!

Qytetari– Po fëmijët? Se mos na vijnë këtej fëmijët..?!

Gruaja– Nuk vijnë, jo!

Qytetari- Po nuk do vish, se jemi me çunat atje më?

Gruaja- Po hajd mbarojmë punë, ku do vesh ti?

Qytetari- Po prezervativ ke ti?

Gruaja- Ca ra buzëkuqi?

Qytetari- Ke prezervativ ti?

Gruaja- Kam!

Qytetari- Hë?

Gruaja- Kam!

Qytetari- Po për ata?

Gruaja– Edhe për ata, s’kam ble dhe aq shumë, kam kam, 3 veta ,4…,kam.

Gruaja– Hë mo, hajt ktu!

Qytetari- Ec pra, futu para ti, ça rri?!

Banorët thonë se kanë lajmëruar disa herë policinë, por patrulla vjen, bisedon me gruan që prostiuon në rrugë dhe largohet.

Banore: ‘Kam lajmëruar disa herë policinë, kam shprehur këtë shqetësim dhe e vetmja gjë që kanë bërë, kanë ardhur, kanë bërë pak muhabet edhe kanë ikur. Zonja vazhdonte të njëjtën situatë’.

Telefonata 1

Denoncuesja- Kam lajmëruar disa herë policinë, kam shprehur këtë shqetësim dhe e vetmja gjë, që kanë bërë, kanë ardhur kanë bërë pak muhabet edhe kanë ikur. Zonja vazhdon të njëjtën situatë.

Denoncuesja- (Flet në telefon me policinë) Kam marrë disa herë për të njëjtin shqetësim me këtë zonjën k’tu, që del me dy fëmijët e mitur dhe prostituon këtu. A mund ta di, mund ta zgjidhni pak këtë çështje ju lutem, se është bërë shumë e bezdisur?

Policia- Tashi, ku është fiks ajo aty? Ca vendi, se ndahen ato, një pjesë e ka komisariati 3 një pjesë 6-ta, kshuqë, na ço çikë atë, ku është ajo.

Denoncuesja- Fiks, fiks sa futesh tek kompleksi ‘Malejzian’ tek dy portat e mëdhaja, që janë që janë përballë ‘Casa Italias’. Por ju lutem të merren masa, jo vini të bëni pak muhabet dhe të ikni!

Telefonata 2

Policia- Policia e shtetit Tiranë, më thuaj!

Denoncuesja- Alo, mirëmbrëma! Alo mirëmbrëma!

Policia- Mirëmbrëma zonjë! Më thuaj!

Denoncuesja- Jam k’tu te kompleksi ‘Malajzian’ përballë ‘Casa Italias’. Është një zonjë këtu me nja dy fëmijë të mitur edhe po na shqetëson, që bën prostitutën këtuja. Të lutem a mund të vini t’ma, t’na i nxirrni jashtë, se neve nuk mund të flemë dot gjumë, ora 12 e natës tashi.

Policia- Te ‘Malajziani’?

Denoncuesja- Po te ‘Malajziani’, ke femrën aty me dy fëmijë të mitur, edhe po na shqetëson, po na bën zhurmë.

Psikologia Denada Toçe thotë për ‘Stop’ se ky është një rast skandaloz, aq më tepër që ndodh në prani të dy fëmijëve të gruas në fjalë. Ajo shprehet se shteti duhet të marrë masa për dy të miturit, në mënyrë që ata të socializohen, por edhe për vetë gruan që prostituohen duhet të ofrohet përkujdesje.

Psikologia Denada Toçe: ‘Gjithë vlerësimin maksimal që unë kam që Stopi sjell në sytë e qytetarëve denoncime ose sjell jetën reale që ekziston përtej portave tona, dhe ne nuk kemi sot një zgjidhje sepse vetë ne nuk po e njohim si po funksionon ky shtet. Ky rast ose ky fenomen kërkon një trajtim afatgjatë dhe rehabilitues të fëmijëve, të cilët kanë një tjetër koncept për jetën, që mund të fitojnë para dhe nëpërmjet abuzimit të nënës. Dhe vetëm akti i abuzimit që ata kanë parë dhe me sytë e tyre është një akt traumatik. Ata e perceptojnë si fenomen ‘normal’ se është bërë rutinë, por me kalimin e kohës kjo situatë kthehet në traumatike. Kur të kuptohet nga fëmijët, nëse do arrihet të kuptohet, dhe t’i prezantohet një tjetër model perspektive, fëmijët do ta perceptojnë si një akt traumatik. Dhe nuk e dimë nëse këta fëmijë do përfitojnë nga kjo e ardhmja ndryshe, dhe një perspektivë edukimi të një tjetër natyre.

Nëse do përfitonin nga kjo do ishte fat i madh, por midis një situate shumë kaotike që ofrojnë institucionet shtetërore, është luks të mendosh që këta do ta përfitonin këtë lloj ndihme, këtë lloj trajtimi dhe këtë lloj rehabilitimi. Për momentin rekomandohet që nëna të mund të përfshihet në një situatë rehabilitimi vetë. Shteti të mund të ndërhyjë në situatën dhe në gjendjen socio-ekonomike të saj, të mund të ndërhyjë në rehabilitimin e fëmijëve, të ndërhyjë që këta fëmijë të mund të rehabilitohen, por e vetmja mundësi që ne kemi është që t’ia heqim nënës fëmijën dhe t’i çojmë në institucion. Dhe nuk jam e sigurtë nëse vetë institucioni do jetë abuzim apo jo për fëmijën. Nuk jam e sigurtë që institucioni do jetë mënyra e rehabilitimit të tyre. Jemi në një udhëkryq dhe në një ngërç shumë të madh që është institucional që fillon që nga institucioni familje dhe deri tek institucioni shtet’.  /tvklan.al

 

 

Tags: femijettiranetutore

TË LIDHURA

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg
Politikë

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

15:17 | 23/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari
Aktualitet

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja
Aktualitet

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Next Post
Ish-prokurori Hajdari tregon çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

Ish-prokurori Hajdari tregon çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

Shqipëria gol për herë të dytë kundër Islandës! Shënon Elseid Hysaj

Shqipëria gol për herë të dytë kundër Islandës! Shënon Elseid Hysaj

Tension në “Elbasan Arena”/ Islanda barazon sërish

Tension në “Elbasan Arena”/ Islanda barazon sërish







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg
Politikë

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

by mirseda
15:17 | 23/10/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë....

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

14:56 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com