Kryesore

Ish-prokurori Hajdari tregon çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

               Publikuar në : 21:57 - 10/09/19 M. S

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se ish-ministri Saimir Tahiri nuk do të arrestohet dot, edhe nëse shpallet fajtor më datën 1 9 shtator, datë kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore.

Në emisionin “Repolitix”, Shkëlqim Hajdari shpjegoi se çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin, nëse Gjykata do ta shpallë fajtor në seancën e 19 shtatorit. Ai tha se pa u marrë një vendim i formës së prerë, Tahiri do vazhdojë të jetë i lirë.

“Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shtator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër, edhe nëse dënohet”, tha Hajdari.

Ish-ministri ka mohuar sot në gjykatë akuzat që prokuroria ka ngritur kundër tij. Ai ka thënë se ky proces është i montuar, dhe nuk qëndron asnjë akuzë për të.

Në gjykatë ai është mbrojtur vetë, por dhe nga avokati i tij Maks Haxhia. Po ashtu Tahiri ka publikuar dhe një dokument, ku ai i ka dërguar Mimi Kodhelit për fikjen e radarëve.

Sakaq, avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, deklaroi se prokuroria në konkluzionet përfundimtare nuk solli asnjë provë të re. Në prononcimin për mediat, avokati Maks Haxhia bëri me dije se nëse Tahiri do të dënohet, ai do të ndjekë të gjithë rrugët ligjore për tu ankuar, dhe për t’iu drejtuar gjykatave më të larta. “Respektin ndaj ligjit, do zbatojmë të drejtën tonë për tu ankuar dhe drejtuar gjykatave më të larta”, tha Maks Haxhia.

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT