E enjte, 6 Gusht, 2020
30 C
Tirana

“Ka nevojë për masa drastike”/ Fuga: Tre arsyet pse rrezikon më shumë Shqipëria

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me masat e marra nga Shqipëria për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga thotë se nuk duhet pritur të shfaqet rasti i pari që të merren masat, por duhen marrë masat sikur rasti i parë të ishte shfaqur. Fuga shpreh shqetësimin se mund të mos ketë një rast të parë, por mund të ndodhë një shpërthim epidemie brenda një kohë shumë të shkurtër.

Më tej akademiku sqaron se nuk mohon se mund të jenë marrë masa, por ato sipas tij duhet të jenë edhe më drastike:

“Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e mencave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Vetëm shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe rrezik jete dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh”, shkruan Fuga në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!

Lërini çfaqjet e estradës me ministre shëndetësie në aeroport! Nuk është aty beteja kryesore e autoriteteve!

Mos bëjmë kot!

Mos lozim doktorash!

Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!

Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!

Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot!

Pa asnjë panik!

Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.

Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.

Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.

Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!

Lexo edhe :   FOTO/ Të shtruarës në spital me koronavirus i ndodh e papritura me bombolën e oksigjenit
Lexo edhe :   13 të infektuar në burgun e Zaharisë në Krujë

Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!

Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.

Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e mencave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Vetëm shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe rrezik jete dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat.

Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi.

Pasoja, pra masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijë epideminë.

Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundër koronavirusit në betejë fjalësh, dhe në një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!

Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!

Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese

Nga: Kreshnik Spahiu Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do mund ta ndryshoni Kushtetutën. Kjo është barcaleta që këto kohë qesh çdo...

Bejruti u godit nga një raketë? Videoja që nxjerr fakte tronditëse

Autoritetet në Bejrut ende nuk e kanë të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Bëhet fjalë për më tepër se 130 të vdekur,...

Erdhi në Tiranë 24 orë para ngjarjes/ Shqiptarja rezidente në Liban: Si i shpëtova shpërthimit në Bejrut

Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë! Megjithatë, shumë rastësi të mbledhura bashkë bënë që një shqiptare t’i shpëtojë mrekullisht shpërthimit të tmerrshëm që...

Lëvizja Vetëvendosje hedh hapin e radhës për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të ndalur me kundërshtitë e saj ndaj qeverisë Hoti, ndërsa do të nisin peticionin për shkarkimin e kësaj qeverie. Rexhep...

Autobusi në Paskuqan merr flakë në ecje

Një autobus në Paskuqan ka marrë flakë në ecje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Policia njofton se nga flakët e zjarrit janë shkaktuar...