E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Grabitje në Bulqizë/ Gruas i thyejnë brinjët, burri me fraktura në vesh e sy

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një shtëpi në fshatin Çernenë, në Bulqizë.

Gjashtë persona kanë grabitur shtëpinë e një çifti të moshuarish, të cilët ndodheshin vetëm në shtëpi pasi djemtë i kishin në emigrim.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, teksa të moshuarit po shihnin televizor. Ata kanë dëgjuar trokitje në derën e shtëpisë dhe zëra që bërtisnin që ta hapnin derën.

“Dolëm te dera, bërtisni “Hapni derën” dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund çanë derën dhe u futën brenda 6 persona”, rrëfejnë bashkëshortët.

Sipas dëshmisë së tyre, grabitësit fillimisht kanë dhunuar burrin, të cilin e kanë hedhur përtokë duke i shkaktuar fraktura në vesh dhe sy. Mësohet se agresorët nuk kishin as maska dhe as doreza, por vetëm kapuça. Ata kanë kërkuar për para që në momentin që kanë arritur të futen brenda shtëpisë.

Ndërkohë, gruaja e cila përfundoi me gishtin e njërës dorës dhe 2 brinjë të thyera, ka tentuar të heqë kapuçin e njërit prej personave ama s’e kanë lejuar. Burrë e grua janë ngritur kanë shkuar të shohin dhomën e gjumit në të cilën ishte bërë grabitja dhe kanë parë çdo gjë të shkatërruar.

Ata kanë pasur sende me vlerë (florinj) në një komodinë që ishte mbyllur me çelës, që ua kanë marrë. Gjithashtu kanë grabitur edhe çantën e gruas në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. E gjitha koha e grabitjes dhe e dhunimit ka zgjatur 5 minuta.

Policia ka konstatuar që grabitësit kanë qenë me makinë dhe e kanë lënë 200 m larg vendngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....