Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar ashpër ndaj Armenisë, lidhur me luftën që ka nisur me Azerbajxhanin.
Turqia është vënë në mbështetje të Azerbajxhanit në këtë konflikt, duke kërcënuar edhe palën kundërshtare.
Në fjalën e tij të mbajtur në Stamboll, Erdogan u shpreh se ka ardhur koha e dhënies së llogarisë nga Armenia. Ai bëri thirrje që armenët të tërhiqen nga zona e pushtuar e Nagorno Karabakh-ut, i cili është territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
“Ka ardhur koha që Armenia të japë llogari. Armenët duhet të tërhiqen nga zonat që kanë pushtuar në Nagorno Karabakh, i cili është territor i Azerbajxhanit. Deri më tani, treshja e Minskut, konkretsht Rusia, Franca dhe SHBA-të nuk kanë zgjidhur asgjë këto 30 vite”, tha ai.
Azerbajxhani dhe Armenia janë duke u përballur ushtarakisht në rajonin e Nagorno Karabakh-ut. Territori është i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por banohet nga armenë etnikë.