Presidenti Donald Trump emëroi gjykatësen Amy Coney Barrett, si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga vdekja e anëtares liberale të kësaj gjykate, Ruth Bader Ginsburg. Këto zhvillime në SHBA, kanë marrë vëmëndjen e konstitucionalistit Shkëlqim Hajdari, i cili në një intervistë në ‘News 24’, vlerësoi figurën e zgjedhur nga Trump.
“Me të dalë emri që presidenti Trump propozon për të zevendësuar gjyqtaren e ndjerë, liberalen, me kontribut të jashtëzakondshëm për unifikimin e të drejtës në SHBA, sepse Amerika e ka shumë të rëndësishme Gjykatën e Lartë.
Zonja që propozohet nga Trump, më bëri përshtypje që është në moshë që mund të japë kontribute të mëdha profesionale, është një grua më shumë fëmijë. Ajo është pozicionuar kundër abortit, dashuron jetën, duke e dhënë me prova. Njëri ishte më i bukur se tjetri, se duket që ishin dhe të shkolluar. Një zonjë e tillë do i bënte nder SHBA, me këto tregues njërëzor dhe profesional. Unë shpresoj shumë që kandidatura nga z. Trump të jetë e menduar mirë. Dhe gjykata e SHBA të jetë e lartë, me numër të plotë dhe duhet të votohet në Senat”, deklaroi ai.
Vendimi i presidentit për ta shpallur emërimin përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke qënë në një garë e ngushtë ndaj rivalit të tij, Joe Biden, u prit menjëherë me reagime të ashpra politike në Uashington. Z. Hajdari, duke qëndruar në të njëjtën linjë, këshilloi politikanët shqiptarë që të marrin shembull.
“Polikanët shqiptarë të gjejnë kohën pasnesër në mëngjes, në orën 3 të mëngjesit të rinë pak pa gjumë dhe të shikojnë debatin ndërmjet presidentit Trump dhe Biden, dhe të garantojnë zgjedhësit se kanë reflektuar”, përfundoi z. Hajdari.
TIRANA TODAY