Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ka ardhur koha për të dhënë llogari”, Meta hedh hapin e radhës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ka ardhur koha për të dhënë llogari”, Meta hedh hapin e radhës

Presidenca ka reaguar ashpër pasi në një deklaratë për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se vetë presidenti Ilir Meta ka hallin e Reformës në Drejtësi. Pas qëndrimit publik të ministres Gjonaj, reagoi edhe Rama duke e pasqyruar deklaratën e saj live në Facebook.

“Të vërtetat e dëshpërimit presidencial”, Rama i jep ‘shuplakën’ e radhës Metës

Më pas reagoi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke e kërcënuar përmes dokumenteve.

“S’ke parë gjë akoma”, LSI kërcënon me anë të dokumenteve ministren Gjonaj

Por duket se akuzat nuk kanë përfunduar me kaq. Është zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i cili paralajmëron se ka ardhur koha për të dhënë llogari me qetësi dhe drejtësi.

Kreu i Shtetit, ili Meta, e ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj. Zëdhënësi i Metës shprehet se Etilda me deklaratën e saj, nuk u ka dhënë asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar. Po sipas tij, me këtë prononcim, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar.

Statusi

ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale:

1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten.

Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar.

Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj!

Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme)

Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji.

Ky vendim i KED-së, edhe pse shoqja Etilda ka dëshirë t`i bëjë reklamë, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.

Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve.

Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.

Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës.

Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.

Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë Rilindase, për të mos thënë asgjë?!

Etilda, trego shokët!

ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

Tags: Etilda GjonajMetaprotestaTedi Blushi

TË LIDHURA

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve
Aktualitet

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Next Post
Publikohet testamenti i Nexhmije Hoxhës

Publikohet testamenti i Nexhmije Hoxhës

Drejtësia nuk prodhoi, dhe nuk mund të prodhojë dot lajme politike

Drejtësia nuk prodhoi, dhe nuk mund të prodhojë dot lajme politike

“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen”, LSI në mbrojtje të Metës

“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen”, LSI në mbrojtje të Metës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

by mirseda
10:03 | 09/07/2025
0

Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e...

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

09:06 | 09/07/2025
Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

09:02 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com