Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pak çaste më parë doli në një deklaratë për mediat, duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë deklaratave të Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Ajo deklaroi se presidenti ka hallin me Reformën në Drejtësi.
Gjonaj tha se nuk është shprehur më herët, pasi ka dashur t’i japë kohën e mjaftueshme presidentit, për të ezauruar atë që ajo e quajti “spektakël për grupin armiqësor në Ministrinë e Drejtësisë”, ndërsa shtoi se Meta ka hallin e Reformës në Drejtësi.
Po kështu, Ministrja e Drejtësisë shpjegoi të gjitha akuzat e ngritura nga Presidenca, duke e cilësuar një show pretendimin e presidentit për rrëmbimin e kompetencave.
Pas qëndrimit të saj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit të vendit, Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan: “Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për TË VËRTETAT E THJESHTA TË SHFAQJES SË DËSHPËRIMIT PRESIDENCIAL”.