E shtunë, 30 Maj, 2020
20 C
Tirana

“Ka ardhur koha, largohuni!”/ Mustafa Nano apel publik Ramës, Metës dhe Berishës

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Mustafa Nano në monologun e tij në “Provokacija” i është drejtuar me një apel publik kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Këta të fundit mbrëmë kane qenë më shumë se 2 orë në ekranet televizive, ndërsa Nano duke iu referuar këtij fakti thotë se ka ardhur koha që ata të largohen. Sipas Nanos këto tre figura kanë ushtruar përgjegjësitë më të mëdha politike në vend, ndërsa siç thotë ai nuk u ka munguar as pushteti absolut.

“Keni pasur pushtet absolut. Ju nuk keni qeverisur, keni sunduar. Pikërisht se keni pasur pushtet absolut ju i keni bërë këtij vendi dëme të pallogaritshme. Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të mos bëni një gjë të gabuar”, shprehet Nano mes të tjerash.

Monologu nga Mustafa Nano:

Po e nis monologun për sonte më një pyetje që po ua bëj juve. Çfarë keni bërë mbrëmë pas orës 09:00? Keni parë televizor? Nëse po dhe me siguri që po, atëherë jeni gjendur pa vullnetin tuaj në një dhunë televizive të paparë. Edi Rama, Sali Berisha dhe familja Meta, Lulzim Basha i shkretë nuk ekziston fare në këtë dynja. Rama, Berisha dhe Meta, madje edhe Kryemadhi, por po e lë mënjanë për ti bërë shoqëri Bashës këta kanë qenë mbrëmë në studiot televizive të vendit. Dhe secili prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë dhe kjo ka qenë një dhunë psikologjike, sipas meje e ngjashme me atë policore.

Unë duke qenë se jam këtu duhet tu bëj apel këtyre xhentëllmenëve. Apeli im është ky: zotërinj mendoni largimin, dhe me këtë kam parasysh të na hiqeni sysh, duke iu uruar shëndet të plotë.

Keni 30 vjet që jeni në pushtet dhe keni ushtruar përgjegjësitë më të mëdha politike në këtë vend, atë të Presidentit, kryeministrit, kryetarit të bashkisë. Keni pasur pushtet absolut. Ju nuk keni qeverisur, keni sunduar. Pikërisht se keni pasur pushtet absolut ju i keni bërë këtij vendi dëme të pallogaritshme. Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të mos bëni një gjë të gabuar. Po e përsëris se kjo që thashë më duket shumë e saktë: Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të bëni një gjë të gabuar. Dhe kjo është arsyeja e parë pse ju duhet të largoheni.

Unë do them një 3-4 arsye, jo me gjuhën tuaj. Arsyeja e dytë është se ju nuk jeni njerëz të lirë. Ju nuk jeni më njerëz të lirë më, se ndoshta edhe mund të keni qenë. Ju jeni robër të miqësive, që janë të çuditshme dhe të dyshimta. Ju jeni robër të ambicies dhe tahmasë për pushtet.

Një arsye e tretë është kjo. Ju keni promovuar në vijimësi, keni dhuruar përgjegjësi dhe poste publike për njerëz që nuk kanë pasur moral. Kanë qenë hiçër dhe kanë mbetur hicër. Me këtë që keni bërë, i keni bërë një dëm të madh vendit, sidomos rinisë. Mund të lodheni, mund të djersiteni, ju mund të studioni shumë, në universitete të mira, por nuk kanë rëndëis këto gjera. Nëse doni të bëni karrierë politike në Shëipëri dhe adminstratë, ju duhet të keni vetëm një gjë në CV tuaj, aftësinë për të na u qurravitur neve. Që me fjalë të tjera duhet të bëheni anëtarë të forumeve rinore të partive, të FRPD, FRESS. Ndryshe nuk keni për të bërë hajër. Ky ka qenë mesazhi që ju keni përcjellë të gjithëve, sidomos të rinjve dhe të rejave. Kjo është arsyeja kryesore, për të mos thënë e vetmja që të rinjtë duan ta lënë këtë vend.

Lexo edhe :   Komentoi tek rrjeti social i Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna. Berisha publikon SMS
Lexo edhe :   Draft-opinioni i Venecias/ Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale

Një arsye e katërt, po e bëj në formë pyetje. Nëse ju largoheni sot, ma vini veshin mua, dhe largoheni çfarë mbetet prapa, cila është vepra juaj? Po ua them unë, nuk mbetet asgjë, me përjashtim të ndonjë ure, rruge apo shkolle. Asgjë tjetër, në lëmin e shtet formimit keni bërë vetëm dëme, nuk keni bërë reforma të mëdha. Edhe ajo në drejtësi ju e keni katranosur rrugës. Berisha dhe Meta e kanë bërë nëpërmjet sabotimit të qartë, ndërsa socialistët e kanë bërë duke thënë në publik kur i jans drejtuar kundërshtarëve, ja po baht SPAK, ku do shkoni ju. Duke krijuar idenë që SPAK dhe Reforma në Drejtësi janë bërë për të ndëshkuar kundërshtarët e socialistëve.

Ju keni ngritur gjëra të çmontueshme dhe ky është dëmi i madh që i keni bërë vendit. Cdo gjë që keni ngritur, çdo institucion e keni ngritur për ju vetë dhe për njerëzit tuaj. I keni bërë gjërat të çmontueshme. Dhe pasi është bërë alternimi në pushtet me kundërshtarët tuaj, kundërshtari me të ardhur në pushtet gjëja e parë që ka bërë dhe më e lehta ka qenë të çmontojë atë të ngritur prej jush.

E mbani mend kur erdhën socialistët në pushtet, demokratët me tu larguar filluan menjëherë dhe u futën në binarë opozitarë dhe u morën me çdo gjë. Por nuk ngritën zërin kur qeveria filluan të mbushin administratën publike me militantë të PS, sepse këtë gjë e konsideronin normale se e kishin bërë vetë para tyre. Dhe u duhet ta bëjnë prap kur të vijnë.

Janë dëgjuar disa zëra të rëndësishëm këto ditë pas prishjes së teatrit dhe ato zëra na kanë thënë, janë zëra të rëndësishëm të opozitës, kanë bërë premtimin qesharak, të çmendur: Që me të ardhur në pushtet gjëja e parë që ka bërë, sapo të punësojmë militantët tanë, të rrëzojmë teatrin e ri që ndërkohë do jetë ndërtuar, i Edi Ramës dhe do ndërtojmë teatrin e vjetër ashtu siç ishte.

Kjo është çmenduri dhe unë nuk kam fjalë për ta përkufizuar këtë lloj premtimi. Këto janë arsyet që më bënë mua të bëj këtë apel, që po e përsëris: Filloni dhe mendoni zotërinj, Rama, Berisha dhe Meta largimin tuaj nga politika. Është koha që ta bëni, madje koha ka kohë që ka qenë. /abcnews.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

COVID-19/ Pasi situata u përkeqësua, Maqedonia e Veriut bën lëvizjen urgjente

Duke qenë se pati një përkeqësim të situatës për shkak të koronavirusit, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vendosi të zgjasë edhe për...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

E përndjek prej 3 muajsh, Luana Vjollca denoncon në polici 28-vjeçarin

Prej 3 muajsh, moderatorja Luana Vjollca është përndjekur nga një 28-vjeçar nga Kosova. I riu i identifikuar si A. Morina, e ka përndjekur moderatoren në...

Reforma Zgjedhore, Bamir Topi: Nuk do kemi asgjë në fund

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, prej ku theksoi se në fund të Reformës...

Bamir Topi: Rama rrëzohet nga pushteti vetëm në këtë mënyrë

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi në emisionin “Kjo javë”, se rruga e vetme se si mund të rrëzohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, është përmes...
WhatsApp KONTAKTO TT