Ditët e fundit është përfolur shumë për një romancë të re të këngëtares Jonida Maliqi. Mediat aluduan se ajo prej kohësh është në një lidhje me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.
3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Jonida Maliqi dukej se po shijon një etapë të re në jetën e saj. Të paktën këto duke iu referuar thashethemeve që qarkullojnë në mediat rozë.
Të gjitha këto zëra nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.
Zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida. Pavarësisht sa është përfolur gjatë ditëve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur që të heshtë në këtë drejtim, duke kërkuar që të respektohet jeta e saj private.
“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren. Ajo nuk pranoi të fliste për lajmin, duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.
“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida, duke mos konfirmuar asgjë rreth romancës së përfolur me aktorin.