Ndonëse u duk se ishte në trend rrënës numri i të infektuarve, situata në mbarë botën është mjaft e rëndë. Shpresa e vetme është tek vaksina, por kryeministri britanik Boris Johnson ka shuar shpresat se situata mund të ndryshojë shumë shpejt.
Ai tha se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.
Boris Johnson u shpreh se të gjithë duhet të marrin vaksinën kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.
Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare të mbyllura, në banka dhe institucione të tjera.