Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pas ngjarjes u fshehën në pyll”, zbardhet përplasja në Velipojë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pas ngjarjes u fshehën në pyll”, zbardhet përplasja në Velipojë

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë. Dy persona kanë rënë në pranga, pasi kanë tentuar që të vrisnin me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Burimet zyrtare njoftojnë se është shpallur në kërkim një prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues në fshatin Rec, Velipojë.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Njoftimi

Shkodër

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të vrisnin me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët. Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë në këmbë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët.

 

Tags: perplasja me armepolicia e shkodresVelipoje

TË LIDHURA

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn
Aktualitet

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Next Post
Zyra e vizave u mbyll para pak ditësh, Ambasada Gjermane merr një tjetër vendim

Zyra e vizave u mbyll para pak ditësh, Ambasada Gjermane merr një tjetër vendim

Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet Paundi britanik

Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet Paundi britanik

Artan Hoxha ‘jep alarmin’: Periudhë e artë për krimin, parcelat me kanabis janë shtuar

"Kujdes po, panik jo për dy vitet që të kanë mbetur”, Artan Hoxha ka dy fjalë për Metën

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com