Analisti i njohur Fatos Lubonja është shprehur se kryeministri Rama i fiton zgjedhjet jo vetëm me propagandë e fushatë, por edhe me para.
I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja shton se votat në zgjedhje janë marrë me lekët e pushtetit. Sipas tij kjo është edhe arsyeja pse PD nuk mori shumë vota, pasi nuk ishte në pushtet.
Lubonja deklaron se Rama ka denigruar partitë e tjera.
“Mos e ngatërro me fushatën. Kjo sepse fushatën e kemi parë, policia është angazhuar vetë në zgjedhje. Rezultati i zgjedhjeve nuk është vetëm nga propaganda, por edhe me eurot që merr personi. Unë kam një të dhënë se Rama merr lekë më pak se Elvis Naçi, sepse njerëzit s’kanë besim. Kjo sepse vota kanë pasur edhe arsye të tjera jashtë propagandës. Kemi një Edi Rama që ka denigruar partitë e tjera. Vetëm PD mori më pak vota. Kjo sepse PD nuk ishte në pushtet. Kjo tregon se partitë marrin vota me lekët e pushtetit. Janë faktorë jashtë propagandës që kanë vendosur rezultatin”, tha analisti.