E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Meta shantazhon hapur Dvoranin, nxjerr video në anglisht dhe sfidon SHBA-BE

Duket se kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, nuk i trembet padisë penale dhe kjo ka bërë që presidenti Meta tu rikthehet presioneve dhe shantazheve.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi, nuk ndali kërcënimet ndaj kreut të KED, duke deklaruar se Presidenca do të publikojë të tjera video që mund të implikojnë figurën e Dvoranit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Blushi lë të kuptohet që këto video i disponon edhe Dvorani, teksa i kërkon atij që t’i publikojë i pari, për të mos rënduar pozitën e tij.

Po kështu, presidenti Meta ka sfiduar hapur SHBA dhe BE. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar një video në gjuhën angleze, që sipas tij, implikon Dvoranin në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Por publikimi i kësaj video në anglisht, duket se është bërë me qëllim që ky mesazh t’iu shkojë edhe ndërkombëtarëve, duke i sfiduar hapur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...