E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Jeta e trazuar e Franc Kafkës, romancierit të madh të shekullit XX

I lindur në Pragë në vitin 1883, Franc Kafka u rrit në kapërcyellin e shekullit XX-të, duke u bërë një nga shkrimtarët kryesorë në vend në atë kohë. Vepra e tij bashkon të përditshme dhe të pabesueshmen, duke i ftuar lexuesit të sfidojnë idetë e tyre rreth natyrës njerëzore, politikës dhe shoqërisë. Mjerisht, jeta e Kafkës ishte në shumë aspekte po aq e trazuar sa historitë e tij. Ja cilat janë faktet kryesore të jetës së shkurtër të shkrimtarit të madh.

Kishte gjithmonë një pasion të fortë për letërsinë

Kafka lexoi tekste me zë të lartë që në moshë të vogël. Kur shkoi në universitet, studionte tekste në greqishten e vjetër, frëngjisht, hebraisht, çekisht dhe natyrisht në gjermanishten e tij si gjuhë amtare. Shkrimtarët e tij të preferuar janë njëherazi dy nga më të mëdhenjtë e historisë: Fjodor Dostojevski dhe Johan Volfgang Gëte. I riu Kafka nuk mund ta dinte se do t’u bashkohej atyre në plejadën e më të mëdhenjve të letërsisë botërore.

Studimi i tij i famshëm për shkrimin e “Metamorfozës”

Historitë e Kafkës zhvillohen në botë që janë sa të njohura aq edhe të huaja. Në secilin tregim, personazhet, vendndodhja ose situata kanë lidhje me botën reale, gjë që na lejon të lidhemi me ta. Por ndërkohë ka gjithnjë një kthesë domethënëse të ngjarjeve që na nxjerr nga realiteti. Një shembull është novela “Metamorfoza”. Në të ai flet për një tregtar normal, që zgjohet një mëngjes dhe e sheh veten të shndërruar në mënyrë të pashpjegueshme në një insekt gjigant. Gjithçka tjetër në këtë histori mbetet e zakonshme:familja e tij është po aq e tronditur sa edhe ne.

Bota vazhdon jetën si zakonisht, madje edhe vetë shitësi ruan aftësitë njohëse të një njeriu. E shkruar në vitin 1912, “Metamorfoza” na inkurajon të eksplorojmë se çfarë do të thotë të jesh njerëzor. Kafka arrin ekuilibrin e përsosur midis realistes dhe fantastikes, e cila e detyron lexuesin të rivlerësojë perceptimet e veta për botën. Përmes këtij tensioni, ai eksploron temat e izolimit, brutalitetit, guximit dhe transformimit.

Nuk lejoi që puna si jurist ta pengonte në aktivitetin e tij letrat

Në vitin 1907 ai nisi punë në një kompani sigurimesh,me të cilën u mërzit shumë. Orët e gjata në punë i linin pak kohë për të shkruar. Prandaj ai dha dorëheqjen nga aty vetëm pas një viti. Më pas gjeti punë në institutin shtetëror të sigurimeve, ku mbaronte punën në orën 2 pas dreke, duke pasur gjithë pasditen e lirë për t’u përqendruar tek shkrimet.

Politika dhe feja luajtën një rol të rëndësishëm në jetën dhe veprën e tij

Ngjarjet politike të fillim-shekullit XXi dhanë Kafkës shumë frymëzim për të menduar. Përmbysja e Carit dhe shfaqja e komunizmit në Rusi ishte veçanërisht e rëndësishme, sidomos për një shkrimtar që jetonte në atë që do të bëhej një zonë kyçe e bllokut socialist lindor. Gjithsesi ende sot studiuesit debatojnë se cili ishte saktësisht ky ndikim. Disa thonë se tregimet e tij tallen me kapitalizmin perëndimor, ndërsa të tjerët i shohin ato si një sulm ndaj ideologjisë së pa kompromis të socializmit.

Përvoja e tij në Pragë si një hebre gjermanishtfolës, nënkuptonte se Kafka ishte e ekspozuar që në moshë të hershme ndaj një vargu kulturash. Ndonëse ishte një ateist i vetëshpallur, trashëgimia e tij hebraike, e bëri atë të eksploronte një numër shkrimtarësh hebrenj. Në veçanti, romani i tij i parë i paplotë, që u botua më vonë nën titullin “Amerika”, u frymëzua nga dramaturgjia hebraike dhe u mor me domethënien e familjes, trashëgimisë dhe pranimit shoqëror.

Jeta e tij u ndërpre në mes nga sëmundja

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Kafka u përpoq t’i bashkohej ushtrisë, por u përjashtuar për shkak të një serie problemesh shëndetësore. Më i rëndi mes tyre ishte tuberkulozi, me të cilin ai ishte diagnostikuar qënë vitin 1917. Sëmundja përparoi aq shumë,saqë institucioni ku punonte e nxori në pension të parakohshëm.

Kafka kaloi shumicën e viteve të tij të mbetura në spitale të ndryshme. Pavarësisht nga vuajtjet e shumta Kafka vazhdoi të shkruante, duke shkruar shumë tregime të shkurtra në fermën e motrës së tij, ku ai jetonte nën kujdesin e saj. Kur gjendja u përkeqësua edhe më shumë, ai u zhvendos në një sanatorium pranë Vjenës, ku edhe ndërroi jetë më 3 qershor të vitit 1924.

Në fakt më shumë sesa nga sëmundja, Kafka vdiq nga uria. Sëmundja ia bëri shumë të dhimbshme gëlltitjen e ushqimit dhe në atë kohë nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të furnizuar trupin e tij me lëndët ushqyese thelbësore.

Tregimi i fundit që shkroi në shtratin e vdekjes, titullohet “Një artist i uritur”. Në të flitet për një interpretues që tërheq turma të mëdha njerëzish, për shkak të aftësisë së tij për të mos ngrënë për ditë me radhë.

Shkrimtari vuante edhe nga probleme mendore

Mendohet se bashkë me sëmundjet fizike, Kafka ka vuajtur nga një gamë e gjerë e problemeve të shëndetit mendor. Studiuesit e mëvonshëm, kanë spekuluar se ai mund të ketë pasur një çrregullim të personalitetit, pagjumësi psikofiziologjike, çrregullime të të ngrënit, madje dhe skizofreni.

Provat për këto simptoma gjenden në stilin e tij të të shkruarit, dëshmitë personale dhe ngjarjet e siguruara nga të afërmit e tij. Në shkrimet e tij personale, Kafka e pranon se ai kishte menduar vetëvrasjen gjatë fillimit të shekullit XX, historitë e tij tregojnë një preokupim të madh rreth vdekjes.

Për më tepër, Kafka e dogji shumicën dërrmuese të punëve të tij, dhe në shtratin e vdekjes i kërkoi mikut dhe redaktorit të tij Maks Brod që t’i zhdukte të gjitha shkrimet e tij të mbetura. Edhe pse Brodi nuk ia plotësoi dëshirën Kafkës, amaneti i tij përcjell ndjenjën e mungesës së besimit në vetvete, të ngulitur thellë në mendjen e tij.

Edhe pse mbeti i panjohur sa ishte gjallë, pas vdekjes reputacioni i tij u rrit shpejt

Edhe pse ishte i admiruar brenda grupit të tij të miqve si një shkrimtar i shkëlqyer dhe një personazh interesant, sa ishte gjallë vepra e Kafkës nuk u bë e njohur për publikun i gjerë. Kjo ndoshta për shkak se 90 për qind e saj u dogj dhe pak nga pjesa tjetër u botua. Por pas vdekjes bota filloi ta vlerësonte Kafkën, dhe fama e tij u përhap më shumë

Në gjysmën e dytë të shekullit XX-të. Tregimet e tij janë botuar në të gjithë botën dhe janë përkthyer në mbi 40 gjuhë. Trashëgimia e tij është aq e shquar, që sa mbiemri i tij përdoret shpesh si “Kafkian”për të përshkruar situata apo ngjarje surreale, të çuditshme, të cilat pasqyrojnë edhe historitë e tij të çuditshme.

Burimi i lajmit: thecollector. Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...