E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Zbardhet misteri/ Gjyqtarja Enkeleda Kapedani tregon të vërtetat e video-ve

Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, mori vemendjen për shkak të publikimit të videove në TikTok. Ajo shfaqet në automjet duke bërë poza seksi, duke treguar veshjet luksoze e duke dëgjuar muzikë, ndërsa në një moment tregon edhe gishtin e mesit. Këto video të publikuara në TikTok-un e saj, e rëndojnë edhe më tej pozicionin e magjistrates.

Videot bënë xhiron në rrjetet sociale, e ndërsa vetë ajo mohon që të ketë llogari në emrin e saj. Për publikimin e videove ia faturon fajin fëmijëve të saj të mitur, 5 dhe 7-vjeç. Teksa e hëna pritet të jetë dita kur Enkeleda Kapedani të dalë para qeverisë së gjyqësorit mbi kërkesën e ILD-së, Top Channel ka zbardhur raportin. Përveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë, është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani.

Burimet shtojnë se gjyqtarja mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjetet sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. “Videot janë personale të miat”, deklaroi gjyqtarja.

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri 5 dhe tjetri 7 vjeç”, ka thënë gjyqtarja. Deklarata e saj do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesën për pezullimin e saj nga detyra.

Deklarata e saj bie ndesh me atë që ka thënë më herët për mediat. Vetë Kapedani, në një prononcim për Report Tv tha se videot janë sulm ndaj saj, për t’i prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara, ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq.

Për rastin reagoi ashpër edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se këto janë shfaqje të pakomentueshme dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...