Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën

Nga: Artur Ajazi

Që Partia Socialiste e ka fituar mandatin e tretë (të paktën nga numurimi i kutive të votimit deri tani) kjo as nuk diskutohet. Që Partia Demokratike do të qëndrojë në opozitë, dhe se LSI-ja, ka pësuar goditje të madhe elektorale, dhe kjo nuk diskutohet. Por problemi qëndron në faktin se, a do ta mbajë Iliri premtimin. Ai ka deklaruar 1 javë më parë se “në rast se Rama merr 71 deputetë, jap dorëheqjen”. Erdhi koha Like, duhet të mbash fjalën, “burri është burrë”, ke thënë ti. Në rast se ke qenë “tapë”, atëhere ndryshon puna. Por kur ke deklaruar dorëheqjen, ishe më esëll se kurrë. Atëhere ik, ik dhe mos u kthe më kurrë në politikë. Ik se me ty pas kësaj, do të merret drejtësia.

Por edhe sikur të mos ikësh vetë, Parlamenti i ri, do të nisë urgjentisht procesurat e shkarkimit tënd, për 1001 arsye. Ti e tensionove situatën parazgjedhore. Ti ke mbi 2 vjet që provokon dhe nxit dhunën në Shqipëri. Ti ke mbi 2 vjet që ke dalë nga shinat Kushtetuese të postit që fatkeqësisht mban deri sot. Ti ke mbi 2 vjet që i ke shpallur luftë të hapur qeverisë , shqiptarëve, SHBA-së, BE-së, dhe kujdo ambasadori që vlerëson me të drejtë Edi Ramën. Ti ke futur në politikën shqiptare frymën e ndasive dhe urrejtjes. Ti ke tentuar të injektosh në mëndjen e shqiptarëve, ndasitë fetare dhe krahinore. Ti ke nxitur revolucionin dhe dhunën e masës ndaj institucioneve ligjzbatuese.

Ti ke marrë në mbrojtje antiligjorët, dhe ke hedhur baltë mbi institucionet kushtetuese. Ti ke guxuar të prishësh zgjedhjet e lira, fushatën elektorale, dhe ke marrë në mbrojtje kandidatët e LSI-së që mes Tiranës kanë derdhur para për të blerë mandatin. Për këto dhe shumë arsye të tjera Like, duhet të ikësh. Ti nuk je më president, por thjesht një kryetar partie në “mërgim”, pasi as postin e kryetarit të LSI-së nuk e merr dot nga Monika. Ike Like ikee, bashkë me LSI dhe Sali Berishë. Edhe sikur gjithë floririn të shkrish në furra elektrike ti, nuk ke shans të vish kurrë në pushtet.

Edhe sikur gjithë apartamentet dhe vilat të shesësh ti, sërish nuk do të kesh më shansin të bëhesh ndonjëherë pengesë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Fitorja e 25 Prillit, ka shtruar tanimë trasenë e fitores edhe të 2 mandateve të tjera Like, dhe deri në 2030, Edi Rama do të jetë kryeministër Shqipërisë. Ike Like ikeee, bashkë me sorollopin e Presidencës, që e vure në shërbim të misionit tënd antikushtetues, dhe që shumë shpejt do të përgjigjeni para ligjit. Asgjë nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë pa përgjigje ligjore Like, “piano-piano piu lontano”.

E di ti. Të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit,(qofshin ata dhe kryetarë shteti) janë arrestuar edhe pas 30 vitesh, dhe janë kalbur në burg, për gjithçka kanë bërë. Shqiptarët nuk i harrojnë, skenat e dhunës Like, skenat e tmerrit me ulurima dhe britma nga ti dhe shpura tënde, që e dalldisur nga mashtrimi, kujtonin se ti ishe “Zeusi” mbi tokë. Por të paktën mbaj fjalën Like, mbaje fjalën, dorëhiqu, dhe ik, shko në Lalëz. Ndoshta atje do të ndjehesh paksa zot në vilën tënde…….

Tags: Artur Ajazidoreheqjeilir metaopinion

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
PS vijon kryesimin, por zbret në 73 mandate, PD në rritje (Shifrat)

PS vijon kryesimin, por zbret në 73 mandate, PD në rritje (Shifrat)

Kosova vë në dilemë datën e vazhdimit të dialogut me Serbinë

Kosova vë në dilemë datën e vazhdimit të dialogut me Serbinë

Veliaj: Kemi patur një rezultat fantastik

Veliaj: Kemi patur një rezultat fantastik







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com