Veliaj: Kemi patur një rezultat fantastik

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë në një konferencë “live” nga selia e PS, duke u shprehur se Partia Socialiste ka arritur një fitore të madhe në atë që ëuhet “Malësia e Tiranës”.

Ai iu drejtua edhe mbështetësve të Partisë Demokratike, duke thënë se pavarësisht betejave elektorale, PS do të jetë edhe në mbështetje të tyre, sidomos në zonat rurale.

Erion Veliaj: ”Jam shumë i lumtur për ta mbyllur këtë ditë kaq të ngarkuar. Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë numërues dua ti sqaroj se ka një rend, sic numërojmë numra numërojmë edhe kutitë. Kush lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret qartazi nuk e ka bërë kurrë të vetën as te partia e vet, sepse kutitë nuk zgjidhen. Ajo renditje e numrave dhe kutive në zonën rurale përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës. Kemi deklaruar sot fitoren e Dajtit Bërzhitës, Krrabë e Shëngjergj.

Një nga pyetjet që më është bërë shpesh është për cfarë shkon në Krrabë kur janë kaq pak veta, por e jona nuk është marrëdhënie me numra por me njerëz. Besojmë te politika që është aty, cdo ditë me njerëzit. Ndaj kjo lloj politike sot është shpërblyer me 70% në Krrabë. Kemi patur një rezultat fantastik.

Përsëris atë që kam thënë gjithmonë. Jemi në avantazh mezi pres të vijojë numërimi. Nuk ka asnjë arsye që puna e gjumit të kthehet në barceletë edhe pas fushatës. Mezi pres që edhe kolegët e PD të mos e ndërpresin procesin, meqë ka nisur mirë numërimi. Shakaja me gjumin të ketë një limit. Nuk ka kohë për pushim. Duhet të numërojmë që ti kthehemi punës më të fortë e të bashkuar.”