Duke mbajtur përgjegjësinë nëse diçka shkon keq, Rama në një tjetër lidhje LIVE u ka kthyer një përgjigje edhe kritikëve. Këtu i referohet atyre personave të cilët ofendojnë dhe mallkojnë. Shumë prej tyre kërkojnë të dinë nga kryeministri lidhur me faktin se pse dalin të moshuarit dhe jo të rinjtë. Për këto dhe të tjera, Rama u ka dhënë ‘shuplakën’ e radhës të gjithë atyre të cilët nuk dinë se çfarë duan.
“Jo po pse kështu, jo po ashtu. Jo po pse nuk dalin pensionistët, pastaj pse po dalin. Hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Thonë pse na informon me Facebook, ç’është ky komunizëm në Facebook. A thua se i ka futur njeri me zor, apo se këtë faqe e kam për sytë e mi të bukur. Jeni në vete, apo i keni lëshuar pëllumbat?
Nuk kemi ardhur kot deri këtu. Nëse i kemi mirë këto rezultate, kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që virusi është këtu. Është rrotull nesh. E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera.
Në Itali nuk lëvizet nga komuna në komunë, në Greqi nuk lëvizet nga Prefektura. Lexoj që bota u hap, jo mo jo nuk është e vërtetë. Fola me kryeministrin e Danimarkës, e njëjta gjë është, të njëjtat dilema. Në fund të ditës, nëse lufta merr më keq, përgjegjësinë e mbajmë ne, liderët”, u shpreh Rama.