E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

“Jemi shoqëri adoleshente kur bëhet fjalë për politikë”, një intervistë ndryshe me Ramën

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Artnet”, ku ka folur për një sërë çështjesh.

Nga: Kate Brown

Hera e parë dhe e vetmja që pashë personalisht Edi Ramën, ishte në një mbrëmje pas një feste arti në Berlin. Një heshtje e rrethonte. Shumë i gjatë dhe i veshur me atlete të bardha, i rrethuar me truproja ‘gjigandë’ të veshur me rroba të errëta. Ndërsa ai drejtohej drejt pistës së vallzimit, një asistent galerie më pyeti nëse i kisha parë veprat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, në panairin e Artë të Berlinit.

Rama është një risi marramendëse si për industrinë e artit, ashtu edhe për botën e politikës. Si një artist i vlerësuar, ashtu edhe një politikan me profil të lartë, Rama përmbledh në një formë të pazakontë të dyja profesionet e tij. Zyra e tij hijerënde mund të ngatërrohet për një studio artistike. Ndërsa mbi tavolinë ka një numër të pafund ngjyrash.

Nga ana tjetër, Rama mund të jetë një nga artistët e vetëm në planet, që ka nevojë për roje sigurie. Nga një takim i fundit me kancelaren gjermane Angela Merkel, erdhën fotografitë e zakonshme të shtrëngimit të duarve, dhe thuhej se Rama i kishtë dhënë edhe katalogun e tij më të ri të ekspozitës. Rama nuk është saktësisht një artist politik, por veprat e tij shpesh ndodhin në dokumente politike – zakonisht mbi faqet e memorandumeve shqiptare. Pavarësisht nëse skulptura apo punimet e tij në letër kushtojnë nga 3.500 deri në 30,000 €, duket se Rama i përdor si një formë shpëtimi. Edhe nëse dikush i konsideron dy profesionet e tij pa lidhje me njëri-tjetrin, kjo gjë duket se nuk e shqetëson Ramën, i cili duket se po bën atë që e do.

Por tani, të dy botët e tij janë në krizë. Shqipëria, një komb i varfër evropian që nuk është  anëtarësuar në BE, është duke luftuar me akuzat e korrupsionit. Vendi i drejtuar nga Rama qën prej vitit 2013, u godit nga një tërmet. Rama humbi “nusen” e tij në katastrofën natyrore. Vendi me afro tre milion banorë ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga fundi i nëntorit, e cila u shtrëngua edhe më shumë me krizën e re shëndetësore. Edhe pse qeveria e Ramës vendosi rregulla të rrepta sigurie, të cilat kanë shkaktuar shumë polemika.

Ne biseduam me Ramën, në një distancë virtuale sigurisht, për mënyrën sesi artisti dhe kryeministri përdor artin për të çliruar ankthet e koronavirusit dhe se si mund të ndryshojë tregu i artit pas pandemisë.

INTERVISTA:

Si po e menaxhoni krizën, politikisht dhe si artist, nga shtëpia? A jeni në gjendje të shkoni në zyrën tuaj, që mesa unë kuptoj është edhe  studioja juaj?

Politikisht ne po bëjmë më të mirën që mundemi dhe duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë tona, ne ishim ndër të parët në Evropë që zbatuam masa për t’i bërë njerëzit të qëndronin në shtëpi. Si artist, jeta vazhdon njësoj, në zyrën time. Së bashku me shoqen time të mirë Mia Enell, një piktore e shkëlqyer suedeze që jeton në Nju Jork, bëmë një shfaqje të bukur virtuale falë iniciativës së Instagramit #InTouch.

Në vizatimet tuaja shfaqen dokumente politike që lidhen me COVID-19. A mund të komentoni se çfarë do të thotë për ju ky koleksion i veçantë?

Vizatimet u bënë në një mjedis shumë të veçantë pa njerëz përreth ashtu siç do të ishin normalisht, ndërsa ndiqja me ankth të dhënat ditore dhe parashikimet e përhapjes së mundshme të koronavirusit. Pjesa tjetër ishte po ajo, duke hedhur linja dhe ngjyra në faqe ndërsa mendoja për punët e ditës.

Arti mund të ndihmojë në kohë ndryshimesh ose krizash të mëdha. Duket se ju e kuptuat këtë në projektin tuaj për të rikthyer fasadat në Tiranë në vitin 2003. Unë e kuptoj se ky projekt nuk ishte një vepër arti, por një veprim politik. A keni menduar për artin publik ndryshe si kryeministër, veçanërisht kur u përballët me tërmetin apo dhe tani krizën COVID-19?

Lexo edhe :   Kush po i përbalt bluzat e bardha
Lexo edhe :   Kush po i përbalt bluzat e bardha

Jo në të vërtetë. Unë mbetem i gatshëm gjithmonë, për sa i përket përzierjes së artit me politikën dhe anasjelltas, megjithëse duhet të pranoj që prejardhja ime artistike përcaktoi shumë stilin tim dhe nevojën për bukuri në hapësirën publike.

Më erdhi keq që mësova se keni humbur nusen tuaj në tërmetin e nëntorit. Po ashtu shumë shtëpi u rrënuan. A do të ketë një iniciativë me mendje artistike ashtu si riparimet që u bënë në ndërtesat e Tiranës të vitit 2003, duke e përdorur si një mënyrë për të “ringjallur” shpirtrat e njerëzve?

Ne jemi duke punuar në disa vende ku njerëzit vdiqën dhe rrënojat janë pastruar për memoriale. Nuk është e lehtë të merresh me vende të tilla, por është një proces i nevojshëm për të kujtuar ata që humbën jetën.

Me gjithçka që po ndodh, sa kohë keni në gjendje t’i kushtoni punës suaj artistike këto ditë? A jeni akoma në gjendje të shkoni në studion e qeramikës?

Fatkeqësisht, studiot e qeramikës janë mbyllur dhe duhet të presin ditë më të mira, të cilat shpresoj se do të vijnë së shpejti, megjithëse askush nuk duket se di me siguri kur do të vijë ajo ditë.

Tregu i artit ka ndalur në shumë mënyra, psh. me panaire apo me shfaqje të shtyra dhe të anuluara. Çfarë mund të ndryshojë industria e artit në mënyrë që të jetë më efektive kur të rikthehet?

Nuk e di! Unë mendoj që njerëzit nuk do ta ndërpresin blerjen e artit, megjithëse ekonomia sugjeron të kundërtën.

Kuratori Hans-Ulrich Obrist tha që arti është politika juaj, dhe politika është arti juaj. Megjithatë, jam i sigurt se jeni lodhur nga krahasimi i vazhdueshëm.

Vërtetë, jam i lodhur. Ose, për ta thënë hapur, unë jam në siklet sa herë që më duhet të përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndoshta Hans-Ulrich Obrist ka të drejtë, por nuk e shoh shumë kështu situatën time.

Si e plotësojnë njëri-tjetrin artin dhe politikën?

Unë mendoj se të dyja më bëjnë atë që jam dhe kam vështirësi të shoh sesi mund të ishte dita ime pa u marrë me të dyja gjatë gjithë kohës.

Viti i kaluar ishte shumë i ashpër për ju në aspektin politik, me akuza nga kundërshtarët dhe raportime nga mediat për korruptimin e shtetit. Qeveria juaj shtyu zgjedhjet për shkak të protestave. Cila është përgjigja juaj për kundërshtarët? Si ka përparuar kjo situatë e tensionuar?

S’ka tokë të mesme, është e zezë ose e bardhë. Mirë ose keq. Dashuri ose urrejtje. Ne jemi akoma në procesin e rritjes, në aspektin demokratik. Në shumë mënyra, ne jemi një shoqëri adoleshente kur bëhet fjalë për politikë, gjë që është e kuptueshme.

Cila është situata aktuale me COVID-19 në Shqipëri? Ju morët kritika për zbatimin e dënimeve të ashpra për ata shkelin masat e sigurisë, si përshembull kur propozuar dënimin me deri në 15 vite heqje lirie.

Është e drejta demokratike e shtypit dhe e njerëzve për të vënë në dyshim qeverinë, por le t’i përmbahemi fakteve: Nuk ka asnjë dënim 15-vjeçar për thyerjen e karantinës. Duke qenë i vetmi vend evropian pa ndëshkime të parashikuara në kodin tonë penal për pandeminë, ne duhet të merrnim masa mbrojtëse për të shpëtuar jetën e njerëzve. Situata aktuale është shumë inkurajuese.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions League/ Monchengladbach ”shtyp” Shakhtarin, City merr kualifikimin

Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 4 të fazës së grupeve në Champions League. Borussia Monchengladbach ka shktërruar Shaktarin e Donjetskut, duke...

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...