Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Qyteti i Karantinës/ Poezia e Bardhyl Londos në ditët e izolimit

6 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant

Në këtë qytet dielli lind në mbrëmje dhe perëndon në agim,

Këtu në dasma qajnë dhe në funerale qeshin.
Këtu burgun e quajnë liri, dhe lirinë burg,
Këtu dehen me ujë dhe etjen e shuajnë me raki,
Këtu rendin gjithë jetës dhe s’arrijnë askund,
Këtu rrinë shtrirë në divan dhe mbërrijnë gjer në Alaskë,
Këtu rrugën e maternitetit e ngatërrojnë, të varrezave e gjejnë symbyllur,
Këtu çmendinën e kanë disko dhe diskon çmendine,
Këtu lindin të thinjur dhe vdesin fëmijë,
Këtu alfabeti fillon me Zh dhe mbaron me A,
Këtu kryeministri del me brekushe, kopshtari rri me kollare,
Këtu flasin shqip por s’kuptojnë asnjë fjalë,
Këtu flejnë gjithë ditën, natën bëjnë punët e shtëpisë,
Këtu të krishteret falen në xhami, myslymanët në kishë,
Këtu prifterinjtë luten arabisht, hoxha këndon latinisht,
Këtu merren vesh me gjithë botën, njeri-tjetrin s’e kuptojnë kurrë,
Këtu kurrë s’e kupton a je gjalle apo ke vdekur.
Karantinë, mars 2020

E kishit menduar ndonjëherë që do të jetonit në një periudhe pandemie të tillë?

Bardhyl Londo: As më shkonte kurrë ndërmend që do të vinte një situatë e tillë. Është një situatë sa e frikshme aq edhe absurde. Je si i dënuar she nuk e di për çfarë je i dënuar. Që ditët e para mu kujtua romani i Kamy “Murtaja” dhe e mora ta lexoj. Po ai ishte edhe më keq. Është interesant se më ka kapur në një moment karantina që kam qenë duke rregulluar dhëmbët dhe ai e ndërpreu. Do të marr në telefon tha kur të hapen rrugët.

Ka qenë produktive kjo periudhë që keni qëndruar në shtëpi?

Bardhyl Londo: Kjo ka qenë shumë produktive sepse kam shkruar më shume se kurdoherë tjetër. Ciklin që kam bërë për depresionin dhe karantinën as mund ta bëja pa rënë kjo situatë. Bile filluam të më kritikojnë; duhet pak optimizëm! Po ku ta gjej optimizmin unë i thashë?

Kjo është një kohë që na kthen tek kujtimet. Ju kujt kujtime ju jeni kthyer? Kur keni qenë në politikë, nga koha e Lidhjes së Shkrimtarëve? Apo tjetër..

Bardhyl Londo: Kujtimi i parë që më vjen ndërmend është liria. Por duhet të kalonim edhe këtë periudhë që nuk na shkonte ndërmend. Që e kemi lexuar vetëm në libra.

Unë kam kaluar një periudhë tepër të vështirë. U mbush një vit tani që u operova dhe e keqja është qe nuk shkoj dot në spital sepse kam frikë nga infeksionet. Ne një krevat me vdekjen kam fjetur të paktën për një muaj.

 Z. Londo, po mungesën e bashkëshortes tuaj e ndjeni?

Bardhyl Londo: Unë kam habitur madje që sa shkon koha e ndiej më tepër. Pas asaj që ndodhi ishte më e vështirë për mua, ndërsa tani bëhet gjithmonë e më e vështirë. Sidomos në ketë periudhën e vetmisë që jemi mbyllur brenda është e tmerrshme mos të kesh njeri./Top Channel

 

Tags: bardhyl londokoronaviruspoezia

TË LIDHURA

Aktualitet

1 Qershori, lançohet Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

10:18 | 01/06/2026
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga Papa në Vatikan: E ftova Atin e Shenjtë në Shqipëri

10:12 | 26/05/2026
Kryesore

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Më shumë harmoni, dhe mirëkuptim!

09:42 | 26/05/2026
Next Post

E kemi kaluar pikun? Pipero jep lajmin e shumëpritur

Krijimi i qeverisë së re, Haradinaj tregon pse Albin Kurti dështoi

Thellohet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, MSH del me reagim zyrtar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com