Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Italia, një vend model në luftën kundër virusit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Italia në valën e parë të pandemisë Corona vajtoi shumë viktima. Ndërkohë ky vend konsiderohet si model në luftën kundër virusit.

Ajo ka kaluar shumë në jetë, me moshën 108 vjeçare që ka. Fatima Negrini i ka shpëtuar gripit spanjoll, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe tani Covid-it 19. Megjithëse në valën e parë të pandemisë në Milano, ajo humbi shumë nga miqtë që kishte në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. Fatima Negrini: “Unë kam kaluar shumë në jetë dhe vazhdoj të jetoj ende. Duket sikur Jezusi nuk do të më marrë”.

Kjo është mrekulli, thonë shumë vetë në Italinë e veriut dhe për këtë Fatima Negrini dëshiron t’u kthejë diçka mbrapsht të tjerëve, t‘u japë të tjerëve kurajo. Sepse pandemia bëri kërdinë në muajin mars, sidomos në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit të Milanos dhe përreth në Lombardi. 33 000 vetë ranë viktimë e sëmundjes në Itali, gati gjysma prej tyre në veri të vendit.

Spitalet u mbushën plot me javë të tëra. Vanda Gatti, një ndihmëse vullnetare e Kryqit të Bardhë italian kujton skenat dramatike që ka kaluar. Pati ditë kur asaj i duhej të ishte në punë 12 orë rresht: “Detyra ime ishte të ndihmoja njerëzit që shkonim i merrnim, por eksperienca që pata ishte krejt e ndryshme nga ajo e mëparshmja. Sepse zakonisht ne marrim me vete në spital edhe një nga familja ose dikë që kujdeset për të sëmurin”.

Por për shumë vetë, ndihma ishte me vonesë. Në varrezat kryesore të qytetit, prehen 128 viktima të Covid 19, që u desh të varroseshin shpejt e shpejt, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së infeksionit. Njerëz, për të cilët familjarët nuk u lajmëruan dot, ose për të cilët nuk mund të organizohej ceremonia e varrimit. Qyteti i Milanos mendon tani që të ngrejë për ta në parcelën 87 të varrezës një përkujtimore.

Vanda Gatti, Kryqi i Bardhë Italian: “Përvoja ishte shumë traumatike, ishte si një lloj cunami që ndryshon gjithçka, qëndrimin tonë ndaj jetës, sjelljen tonë.”

“Duhet një strategji europiane për të fituar luftën ndaj virusit”

Ndaj në Itali ende është në fuqi detyrimi i mbajtjes së maskës në të gjitha ndërtesat. Por edhe jashtë në sheshet e mbushura me njerëz nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Italianët duan ta pengojnë me çdo kusht vendosjen edhe një herë nën izolim total. Për javë me radhë ata nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë.

Rregullat e forta shpjegojnë se përse italianët nuk ndodhen tani mes valës së dytë të pandemisë, thotë Maria Rita Gismondo. Ajo është drejtore e laboratorit të COVID në klinikën universitare “Sacco”, në Milano. Shifrat e larta të njerëzve që humbën jetën në mars dhe prill nuk duhet të përsëriten. Ajo kërkon bashkëpunim më të madh me vendet e tjera. “Unë mendoj se ne duhet ta trajtojmë problemin në nivel europian, me të njëjtat terapi, këmbim eksperiencash, rregullash karantine. Duhet një strategji europiane për të fituar luftën kundër këtij virusi”.

Profesorja Gismondo thotë se e rëndësishme është shpejtësia e reagimit. Për të luftuar virusin, qeveria italiane po aplikon në shkolla mundësinë e realizimit të analizave të shpejta. Për Matteon dhe motrën e tij Vittoria, ky është një lajm i mirë. Ata kanë frikë nga një izolim tjetër dhe mësim nga shtëpia për javë të tëra. “Unë shpresoj që të kemi mundësi të heqim shpejt maskat dhe të mos na duhet të respektojmë rregullat e mbajtjes së distancës.”

Por deri sa të vijë ajo ditë të gjithë duhet të mbajnë maskat, paralajmëron Fatima Negrini njerëzit në vendin e saj: “Mos lejoni që gabimet të përsëriten. Unë pyes veten ndonjëherë si do të përfundojë e gjithë kjo. Unë jam e moshuar dhe do të vdes, por shqetësohem për ata që do të jetojnë.”

Prandaj ajo paralajmëron për rreziqet dhe lutet. Për shumë njerëz në Italinë e Veriut, Fatima është kthyer në simbol të forcës së rezistencës dhe vullnetit të hekurt. /DW

Tags: Italiakoronavirusviktima

TË LIDHURA

Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Next Post

Nuk ia hidhni dot policisë po ishit pa maskë! Nëse jeni pa kartë ID përfundoni në komisariat, ja sa shkon gjoba

Kosovë, rriten rastet e reja me Cov*id-19

Kryeministri i Polonisë futet në karantinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

by mirseda
22:04 | 06/06/2026
0

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i...

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com