Prej ditësh tashmë, Italia po përballet me një rritje graduale të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj ka regjistruar 1.648 raste të reja me COVID-19, rreth 150 raste më shumë se dje.
Ndërkohë, një rritje e ndjeshme vërehet edhe në numrin e viktimave. Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit janë shënuar 24 viktima, 8 më shumë se një ditë më parë.
Deri më tani, Italia ka konfirmuar gjithsej mbi 313 mijë raste pozitive dhe 35.875 viktima. Aktualisht, në vend janë mbi 50 mijë raste ende aktive.