Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e 33-vjeçarit shqiptar në Itali.
Bëhet fjalë për Alfons Kaja, i cili humbi jetën në makinën e tij ditën e djeshme teksa po shkonte në punë.
Sipas mediave italiane, Kaja, gjatë natës kishte qenë në urgjencën mjekësore për shkak se nuk ndihej mirë, por ishte kthyer sërish në shtëpi. Në mëngjes, u zgjua, mori makinën, pësoi atak kardiak dhe vdiq.
Humbja tragjike e jetës së tij ka ngritur shumë pikëpyetje te familjarët e Alfonsit, të cilët kërkojnë që të zbulohen shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.
“Duam të kuptojmë kush janë përgjegjësit pasi ajo që ka ndodhur është shumë e çuditshme. Do të kërkojmë të gjitha dokumentet mjekësore nga spitali, duke parë që një natë më parë, ai kishte qenë në urgjencë prej tensionit të lartë”, tha avokati Ciconte.
Alfons Kaja jetonte në San Severino të Italisë që prej vitit 2007. Ai kishte një fëmijë 2 vjeç e gjysmë, ndërkohë që priste të vinte në jetë edhe një tjetër, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Ai ishte transportues dhe si çdo natë u bë gati për të shkuar tek kompania ku punonte.
Alfons Kaja jetonte në San Severino të Italisë që prej vitit 2007.