Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar tërheqjen nga gara të disa prej kandidatëve të Bindjes Demokratike ku na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Bushati, tha se për një parti të krijuar me shpejtësi dhe para zgjedhjeve, nuk janë çudi surpriza të tilla.
“Natyrisht, që do kemi surpriza të hidhura të këtij lloji. Për kandidatët e Bindjes mund të kemi surprizat të tilla. Se ishin gjëra të bëra në shpejtësi, një parti e krijuar para zgjedhjeve. Një kandidat mund të jetë i futur i paguar në garë dhe po ashtu ka dalë i paguar nga kjo garë”, tha Bushati.
Analisti Bushti u ndal edhe dosja e përgjimeve 339, ku para pak kohësh u thirr për të dëshmuar në Prokurori edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Bushati u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ka zgjedhur të hetojë kryebashkiakun Dakon pa hapur asnjë dosje.
“Padyshim më mirë që është thirrur në prokurori kryebashkiaku i Durrësit sesa mos të thirrej, siç ka ndodhur muaj më parë. Hierarkia është vendosur për të varrosur disa dosje. Kemi këtë prokurore të zgjedhur nga votat e socialistëve që ka zgjedhur për të hetuar Dakon dhe nuk ka hapur asnjë dosje. Dosja Dako-Avdylaj, për vjedhjen dhe grabitjen e votave në Durrës, është pikërisht kjo dosje që prokurorët u lëvizën. Më shumë se kjo dosje jemi te lënia e saj mënjanë. Gjithmonë duke mos insistuar për të mos hetuar këtë dosje kanë bërë një lëvizje spektakolare. Por, e gjithë dinamike na bën shumë dyshues që nuk ka një vullnet për zbardhjen e kësaj gjëje”, tha ai.