Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ishte protestë apo funeral?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Kreshnik Spahiu

Protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

– jo nga pjesëmarrja,

– jo nga fjalimet,

– jo nga formati,

– jo nga kauza,

– jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej:

– më e trishta

– më e qeta

– më e vdekura

– më e zbehta

– më pesimistja

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziasëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri më 12 nëntor, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.

E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të fillojë ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen, ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektatorë.

Nuk i kam parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

– as kur u vra babi i Rudinës, Azem Hajdari,

– as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi i 97,

– as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino,

– as kur humbëm zgjedhjet në 2001,

– as kur dha dorëheqjen Sali Berisha,

– as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata protestues kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin revolucionin, por e shtynë atë pas Kampionatit Botëror të futbollit, pas gjelit deri dhe Vitit të Ri, duke u tallur sërish me demokratët.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave.

Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoi se revolucioni i Foltores nuk do flejë gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:

– Kishte më pak protestues,

– Kishte më pak entuziasëm,

– Kishte më pak forcë dhe goditje,

– Kishte më pak zjarr,

– Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku zjarrin e protestës?

Askush, thjesht nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd.

Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerëz, por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë, por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

Tags: BerishaKreshnik SpahiuMetaproteste

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Meta: “Ma sill më të fortin këtu, i bie Ramës këtu në syrin tënd” (VIDEO)

Djegia e mandateve/Meta: Kryemadhin e preu në besë Basha, do bëheshim parti e parë (VIDEO)

Deklarata e fortë e Frrok Çupit: Protesta u financua nga Rusia







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

by mirseda
14:57 | 05/06/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i shënuar në orët e para të mëngjesit...

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com