Analisti Frrok Çupi ka theksuar se protesta e opozitës më 12 nëntor u financua nga Rusia. Ai deklaroi në një intervistë për Euronews Albania, se ishte një protestë ku njerëzit u grumbulluan të detyruar nga politika. Analisti tha se këto protesta nuk kanë vlerë, dhe se nuk i duhen shoqërisë.
“Këto protesta nuk i duhen shoqërisë, as nuk kanë vlerë, nuk bëjnë asnjë efekt mbi zgjidhjet e problemeve”, u shpreh Çupi.
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se shumë shpejt qytetarët do të njihen me axhendën e protestave të tjera. Sipas tij, protesta e 12 nëntorit faktoi se shqiptarët janë në këmbë.