Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-ministrat e Jashtëm letër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-ministrat e Jashtëm letër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

10 ish-ministra të Jashtëm njëzëri i bëjnë apel vendeve anëtare të BE-së të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Letra është botuar sot në Frankfurter Allgemeine Zeitung, Euractiv dhe në disa media të rajonit.

“Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore”, thuhet në letër ndërsa apelohet BE të kapërcejë ndasitë për këtë çështje.

“Prandaj, hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së.

Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet ndër të tjera.

Letra e plotë:

Vatrat e trazuara dhe tensionet përreth Bashkimit Evropian vazhdojnë: Siria, Iraku, Libia, Ukraina, Mesdheu Lindor.

Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike.

Ne nuk duhet të lejojmë që ai të zgjerohet.

Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Evropën Juglindore lidhen drejtpërdrejt me konsolidimin e projektit evropian dhe përfundimin e ribashkimit të kontinentit tonë me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një proces që nisi 30 vjet më parë.

Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore.

Ky është një gabim strategjik që ndihmon në konsolidimin e status quo-së në Ballkanin Perëndimor dhe të inercisë së BE-së në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të rrëmujshme.

Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore.

Prandaj, procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një politikë e përgjegjshme dhe jo të konsiderohet si barrë.

Veç kësaj, kundërshtimi për të filluar bisedimet e pranimit me vendet e lartpërmendura minon autoritetin dhe besueshmërinë e BE-së.

Për një rajon si Ballkani Perëndimor, që po bën çmos të forcojë sundimin e së drejtës dhe të përmirësojë standardet sociale e ekonomike, procesi i anëtarësimit në BE mbetet i pazëvendësueshëm.

Sidoqoftë, më e rëndësishme për ndjeshmërinë e këtyre vendeve, të cilat e kanë hedhur spirancën e tyre te BE-ja, është impakti psikologjik i bisedimeve të pranimit dhe efektet transformuese që ato gjenerojnë.

Mbi të gjitha, kjo është një çështje besimi.

Që në vitin 2003, nga Samiti i Selanikut, udhëheqësit e BE-së u zotuan për anëtarësimin këtyre vendeve.

Në rrethanat aktuale, garancitë e dhëna nga BE-ja për vendet e rajonit nuk do të kenë më të njëjtën vlerë.

Prandaj, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e kompromiseve, për të kapërcyer mosmarrëveshjet bilaterale dhe për të çliruar energji pozitive.

Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, të cilat kanë besuar për një kohë të gjatë te mbështetja e BE-së.

Kjo minon procesin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe fuqizon forcat centrifugale në Bosnjë e Hercegovinë.

Procesi i pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një proces i shtet-ndërtimit dhe për të njëjtën arsye një proces stabilizimi për të gjithë rajonin.

Ai përbën një strategji kyçe për të ushtruar një ndikim politik global të BE-së.

BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta duke vepruar në mënyrë strategjike.

Është pikërisht koha që BE-ja të shqyrtojë me kreativitet dhe të shoh në perspektivë rolin e vet brenda mjedisit të ri ndërkombëtar, me qëllim që të veprojë në mënyrë të pavarur në këtë mjedis dhe të forcojë kapacitetet e veta të politikës së jashtme e të mbrojtjes.

Ne i bëjmë thirrje BE-së të kapërcejë ndasitë për këtë çështje.

Procesi i pranimit do të vazhdojë për shumë vite gjatë të cilave do të ketë kohë të mjaftueshme që nevoja për integrim të mëtejshëm brenda radhëve të BE-së të pajtohet me nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së.

Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nënshkruesit:

• Igor Luksiç, ish kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

• Sigmar Gabriel, ish zëvendëskancelar dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

• Vesna Pusiç, ish zëvendës kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

• Nikola Poposki, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

• Nikolaos Kotzias, ish ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

• Karin Kneissl, ish ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë.

• Ioannis Kasoulides, ish ministër i Punëve të Jashtme të Qipros.

• Ditmir Bushati, ish ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

• Kristian Vigenin, ish ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

• Goran Svilanoviç, ish ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Jugosllavisë. /Panorama

Tags: ish-ministraLetërMaqedoni e Veriutshqiperi

TË LIDHURA

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu
Aktualitet

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Next Post
‘Një ëndërr 500 vjeçare’

‘Një ëndërr 500 vjeçare’

Vasili publikon videon: Si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Vasili publikon videon: Si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

‘Vakancat në Gjykatën Kushtetuese’/ Balla i jep përgjigje presidentit

‘Vakancat në Gjykatën Kushtetuese’/ Balla i jep përgjigje presidentit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit
Showbizz

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

by mirseda
11:53 | 14/07/2025
0

Egli Tako ka zgjedhur të reagojë, por pa përmendur emra. Në vend të fjalëve të drejtpërdrejta, ajo...

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com