Ish-deputeti i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa foto ku sipas tij demonstrojnë blerjen e votës. Boçi thotë se fotot janë shkrepur tek qendra ekonomike e arsimit, aty ku po shpërndahen ushqime për njerëz në nevojë me qëllim që t’ju marrin më pas votën në zgjedhje.
POSTIMI I PLOTE
SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!