E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Rreth 70 shtëpi të dëmtuara, mblidhet Shtabi i Emergjencave pas tërmetit në Korçë

Disa tërmete të fuqishme kanë lëkundur vendin orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra e tërmetit 5.3 ballë ka qenë 12 km vije ajrore mes Korçës dhe Ersekës në Flloq. Lëkundjet e njëpasnjëshme janë ndjerë rreth orës 06:30 të mëngjesit ndërsa raportohet se kanë shkaktuar dëme materiale. Banorët e rrethit të Korçës janë alarmuar nga lëkundjet e forta.

Pas lëkundjeve të forta të shënuara sot në Korçë, është mbledhur Shtabi i Emergjencave. “Dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Dëmi më i madh është bërë në fshatin Flloq. Rreth 70 shtëpi janë dëmtuar rëndë dhe banorët nuk lejohen që të rrinë akoma në banesa. Të njëjtin mendim ndajnë edhe ekspertët”, raporton News 24.

Bëhet me dije se banorët e fshatit Flloq janë traumatizuar. Ndërkaq, bashkia dhe institucionet kanë marrë masa pas tërmetit që tronditi jug-lindjen e vendit. Forcat e armatosura kanë dërguar një numër të caktuar çadrash. Banorët do të pajisen me çadra përpara se të errësohet. Pikërisht çadrat do shpërndahen edhe në Qafë–Zezë.

Mjediset publike në fshatin Flloq, si shkolla dhe lokali i fshatit janë vënë në dispozicion të fëmijëve, që ata të strehohen. Janë ofruar po ashtu paketa ushqimore të çastit.

Prefekti Dhori Spirollari deklaroi se Bashkia Korçë ka marrë masa pas rënies së tërmetit. “Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Të gjithë elementët e tjerë që duhet t’u vijmë në ndihmë. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korçare të vijë në ndihmë të vënies së çadrave”, tha Spirollari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...