Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Internet falas për të gjithë? Rama zbulon vendimin e marrë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Rama, në daljen e radhës lidhur me informimin për koronavirusin, tha se askush nuk duhet të bëhet shkelës për të tërhequr edhe të tjetët në këtë krizë që na ka pllakosur. Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa premtoi se të gjithë grupmoshat që frekuentojnë shkollën, do të kenë mundësi të marrin mësimet online përmes internetit që vjen me paketa më lehtësuese.

“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që t’na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme”.

Duke iu referuar shifrave te te rinjve te prekur ne SHBA, Rama dha edhe lajmin e mire per te rinjte, per internetin. “Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri -45 vjeç, e jo pak prej tyre rëndë. E vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm.

Ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë, studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 4 e 6 të mos lëvizin nga shpia për asnjë arsye, se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen, por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.

Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të policisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështiresitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa sherbim”.

Kreu i qeverisë u shpreh se në bashkëpunim me operatorët më të mëdhenj në vend, janë vendosur disa oferta që do të jenë të vlefshme deri në fund të muajit prill.

“Në këtë kontekst janë koordinuar në vendimmarrje në bashkëpunim me Vodafone Albania, ABCom, Telecom Albania dhe Albtelecom lidhur me ofertat që do të jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020. Po ju them se së pari 50% më shumë internet falas në mobile për 5 javë nga të tre operatorët. Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën. Mundësi të abonentëve me kontratë të fiksit për të pasur akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshe 60% më lirë se oferta normale.. Zgjatja për internet fiks dhe televizor nga ABCom. Ofertë për një muaj, gratis për çdo paketë të reja abonimi internet nga Albtelecom. Çdo kontratë e re që do të nënshkruhet nga abonenti do të ketë të përfshira ofertat e sipërmendura”, tha Rama.

Tags: internetkoronavirusrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

‘Nuk shkon në zyrë nga frika?’/ Rama: Trimëria tregohet kur kyçesh brenda

Njihuni me qytetin ku çdo 16 minuta humb jetën një person

“Po përjetojmë situatën më të vështirë në 30 vite”, Ahmetaj flet pa ‘doreza’







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com