E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

“Po përjetojmë situatën më të vështirë në 30 vite”, Ahmetaj flet pa ‘doreza’

loading...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ndërkohë që tani është në detyrë për administratën e situatës me koronavirusin, e ka cilësuar këtë situatë si më të vështirën që kemi kaluar ndonjëherë.

Në një lidhje live në “News 24”, ai u shpreh se vendi ynë po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike. Ai paralajmëroi se kjo situatë nuk duhet të trajtohet me shaka. Ndaj masat e ndërmarra janë të domosdoshme, për të frenuar koronavirusin. Duke qendruar në të njëjtën linjë, Ahmetaj tha se po përjetojmë situatën më të vështirë ekonomike në 30 vite.

“Të anulojmë dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet? Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi? Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit, me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh. Janë shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën? Po populli i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.

Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët, oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.

Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita. Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje.

Do Zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do Zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem.

Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i Ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”, tha Ahmetaj.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Princi Charles dhe Camilla festojnë përvjetorin e martesës në karantinë

Dje, 9 Prill 2020, Princi Charles dhe Camilla kanë festuar përvjetorin e pesëmbëdhjetë të martesës. Të dy u ribashkuan pas shërimit të Charles nga koronavirusi. Ne...

Si dilet nga izolimi duke shpëtuar si njerëzit ashtu edhe ekonominë

Nga: Ian Mulheirn “The Indipendent” Si mund të shpëtojmë nga bllokada e shkaktuar nga koronavirusi? Disa mund të thonë se shtrimi i kësaj pyetje është...

Babai i Rihanna-s infektohet nga koronavirus, ja si e ndihmoi ajo

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, ka rrefyer se kishte pasur frikë për jetën e tij pasi luftoi me koronavirusin. 66-vjeçari falenderoi vajzën e tij për...

Pse disa vende preken me shumë nga COVID-19? Kërkuesit bëjnë zbulimin e madh

E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota...

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle. Por si...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT