Ministri i jashtëm gjerman Michael Roth i kërkoi sot politikanëve shqiptarë që të marrin mbi vete përgjegjësitë në mënyrë që rruga e integrimin të Shqipërisë në BE të jetë e sigurt. Ministri gjerman shprehu bindjen se Shqipëria do të vijojë rrugën e reformave
Deklarata e ministrit gjerman u bë në Tiranë, në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
“I bindur që Shqipëria do të vijojë rrugën e reformave. Të krijohet një sistem ligjor solid e drejtësi e pavarur. Por politikanët shqiptar duhet të marrin mbi vete përgjegjësitë”, u shpreh Michael Roth.
Ndërkohë Bushati deklaroi se Shqipëria po vijnë të hedhë hapa të sigurt drejt integrimit të BE.
“Sa më tepër hapa që hedhim drejt BE, aq më i sigurt bëhet procesi. Në planin e brendshëm duhet të avancojmë me reformat”, tha Bushati.