Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Importet e naftës dhe cigareve u rritën në vitin 2019

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Importet e naftës dhe cigareve u rritën në vitin 2019

Importet e karburanteve dhe cigareve u rritën përkatësisht me 3,7% dhe 4.2% gjatë vitit 2019. Në vitin 2019, importet e naftës shënuan 520 mijë tonë, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1990.

Në raport me vitin 2018, importet e gazoilëve u rritën me 18 mijë tonë ose 3.7%. Importet e naftës kanë shënuar luhatje vitet e fundit, duke ndjekur ciklin e prodhimit të ARMO-s. Kur rafineria e vendit vihet në punë, importet e naftës bien, e kundërta ndodh ku ARMO nuk punon.

Në vitin 2019, ARMO ka punuar pothuajse rregullisht deri në shtator. Në vitin 2017, kur ARMO punoi gjatë gjithë vitit me kapacitete të plota, importet e naftës u ulën me 21%. Ministria e Energjetikës ka përllogaritur më parë se kapacitetet e rafinerisë vendase janë për të plotësuar rreth 25% të nevojave të tregut të brendshëm.

Nga viti 2000 deri në 2019, importet e naftës janë rritur më shumë se dyfishi për shkak të rritjes së automjeteve në qarkullim.

Edhe pse rafineria e ARMO-s nuk e ka kartën teknologjike për të prodhuar naftë të parametrave ligjore D1, shifrat mbi importin tregojnë se nafta e përpunuar në vende tregtohet lirshëm në tregun vendas.

Duke nisur nga 1 janari 2010, është ndaluar përdorimi për automjete i naftës D2 në tregun shqiptar, për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit (mbi 1500 mg/kg) me objektivin që më 1 janar 2012 në Shqipëri të mos përdoret gazoil me përmbajtje më shumë se 10 mg/ kg.

Kontrollet e Inspektoratit Qendror të Naftës tregojnë se gjatë viteve të fundit, qindra pika karburanti në të gjithë vendin kanë tregtuar naftë me parametra të palejueshëm, ku normat e squfurit kanë qenë shumë herë më të larta se ato të lejuarat.

Vitin e kaluar, rritje shënoi edhe importi i cigareve. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2019 u importuan gjithsej 2978 tonë cigare me një rritje 4.2 % në raport me vitin 2018. Burime nga tregu pohojnë se, rritja erdhi për shkak të importeve më të larta në muajt e fundit të vitit.

Ministria e Financave vendosi të aktivizojë kalendarin për rritjen e akcizës së cigares për të gjitha kategoritë. Grosistët rritën importet në tre muajt e fundit të vitit për të krijuar rezerva të produkteve me akcizë të ulët, manovër kjo e përdorur gjithmonë kur ka rritje të akcizës.

Gjithsesi importet e cigareve më 2019 ishin më të ulëta se ato të vitit 2017. Taksat nga importi i naftës dhe cigares janë burimi kryesor i të ardhurave doganore./Monitor

Tags: 2019cigareveimportetnaftësrriten

TË LIDHURA

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%
Aktualitet

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

13:52 | 18/03/2026
Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!
Aktualitet

Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

13:32 | 18/03/2026
Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

13:31 | 18/03/2026
Next Post
17 vite në kërkim, arrestohet shqiptari i rrezikshëm që u arratis nga burgu grek

17 vite në kërkim, arrestohet shqiptari i rrezikshëm që u arratis nga burgu grek

Koronavirusi/Kina mund të nxjerrë muajin e ardhshëm vaksinat e para

Koronavirusi/Kina mund të nxjerrë muajin e ardhshëm vaksinat e para

U infektua vetëm 5 ditë pasi lindjes, foshnja arrin të mposhtë koronavirusin

U infektua vetëm 5 ditë pasi lindjes, foshnja arrin të mposhtë koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%
Aktualitet

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

by mirseda
13:52 | 18/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës në kuadër të situatës së krijuar nga...

Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

13:32 | 18/03/2026
Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

13:31 | 18/03/2026
Kremlini reagon për vrasjet në Iran, sinjale për hapje në energji me Europën

Kremlini reagon për vrasjet në Iran, sinjale për hapje në energji me Europën

13:30 | 18/03/2026
Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt/ “E pritëm lajmin me ulërima”, familjarja e ish-bashkëshortit

Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt/ “E pritëm lajmin me ulërima”, familjarja e ish-bashkëshortit

13:15 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com